KRYESORET
Bota

Bosi i mafies akuza kundër qeverisë në Turqi

25 Maj 2021, 10:45 Nga DOSJA
Bosi i mafies akuza kundër qeverisë në Turqi

Një bos i dënuar i mafias, aktualisht i arratisur në Dubai, ka tronditur vendlindjen e tij Turqinë me një seri videosh që pretendojnë korrupsion dhe krime të tjera në nivelet më të larta të qeverisë turke.

Pretendimet e Sedat Peker, të bëra publike në shtatë video të ngarkuara në YouTube, janë të vështira për t’u verifikuar, por megjithatë po tronditin shumë. Videot, prej të cilave më e fundit u publikua më 23 maj, janë parë më shumë se 39 milionë herë, një shifër kjo që autoritetet nën udhëheqjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan po e kanë të vështirë ta injorojnë.

Analistët thonë se videot e Peker po ekspozojnë lidhjet toksike midis qeverisë, grupeve të krimit, mediave dhe lidervë të bizneseve të ndryshme. Ato po rezultojnë aq të dëmshme saqë e kanë përfshirë ministrin e brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu, në një luftë fjalësh publike me Peker.

Në një nga videot, Peker pretendoi se ai dhe familja e tij e kishin “mbështetur” Soylu për më shumë se 20 vjet, pa ofruar prova.

“Ti ishe bileta ime e kthimit në vend” tha ai, duke iu drejtuar “I pastri Sulejman, luani Sulejman”.

“Do të mposhtesh nga një kamera mbi një tripod”, tha ai.

Soylu u përgjigj më 24 maj, duke thënë për kanalin televiziv HaberTurk se ai nuk kishte lidhje me Peker-in dhe hodhi poshtë të gjitha pretendimet e tij duke e quajtur atë “të çmendur”.

“Nuk jam unë subjekti. Ekziston një operacion kundër Turqisë. Shënjestra është Turqia”, tha ai, megjithatë, pozicioni i tij në qeveri duket të jetë në rrezik.

Ozgun Emre Koc, një shkencëtar politik në Universitetin e Stambollit, tha se pretendimet e Peker përbënin një skandal të madh politik.

“Ka akuza dhe disa fakte në videot e Peker që tregojnë angazhimin e plotë midis qeverisë, shtetit dhe grupeve mafioze”, tha Koc.

“Sistemi gjyqësor nuk mund të veprojë, sepse ai nuk është i pavarur dhe është nën presion të madh nga qeveria. Nëse ai vepron, procesi do të rrëzonte qeverinë turke.”

Numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale

Djali i një familje emigrantësh me origjinë nga Kaukazi, Peker u arrestua në 2005 dhe u dënua në 2007 për ndërtimin dhe kryesimin e një organizate kriminale, grabitje, falsifikim dhe dy akuza për burgim të rremë. Ai u dënua me 14 vjet burg, i cili më vonë u ul në 10 vjet burg.

I liruar në vitin 2014, Peker u bë një mbështetës i zëshëm i Erdoganit, duke përdorur rrjetet sociale dhe duke organizuar tubime politike për të promovuar nacionalizmin dhe historinë turke dhe për të bërë kërcënime kundër intelektualëve, politikanëve të opozitës dhe rivalëve kriminalë.

Ai mburret me më shumë se 1.6 milion ndjekës në Facebook, 1.1 milion në Instagram, më shumë se 560,000 në Tëitter dhe mbi 355,000 në YouTube.

Peker duket se humbi mbështetjen e qeverisë turke dhe në vitin 2019 ai njoftoi se ishte vendosur në Mal të Zi për qëllime arsimi dhe biznesi. Ai për herë të fundit e vizitoi Turqinë në vitin 2020, por u detyrua të priste për orë të tëra nga policia kufitare në aeroportin e Stambollit. Në atë kohë, Peker akuzoi dhëndrin e Erdoganit dhe ministrin e atëhershëm të financave të Turqisë, Berat Albayrak, se donte ta arrestonte atë.

Albayrak dhe Soylu shihen gjerësisht si rivalë brenda Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP.

Peker filloi të postonte videot e tij pasi policia turke nisi një operacion mbarëkombëtar kundër operacioneve të tij në prill. Ai u nis për në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi bëri një shkelje të ligjit në Maqedoninë e Veriut në një skandal për pasaporta të falsifikuara.

Koc pretendoi se Peker dhe Soylu fillimisht kishin një marrëveshje që ai të kthehej në Turqi.

Ahmet Sik, një gazetar veteran investigativ dhe ligjvënës nga Partia e Punëtorëve të Turqisë, tha se Peker po fliste sepse ai nuk ishte më një lojtar i rëndësishëm.

“Shteti në Turqi ka bërë gjithmonë punë të ndyra”, tha Sik për BIRN. “Peker është një nga emrat me të cilët shteti kreu punë të tilla. Me sa duket, emra të tjerë e zëvendësuan Peker-in. Ai po flet tani sepse humbi interesat dhe përfitimet e tij.”

“Realiteti pas këtyre pretendimeve”

Në videot e tij, Peker ka bërë akuza të pabazuara për përdhunim, korrupsion, kontrabandë, zhvatje dhe kontakte midis zyrtarëve të shtetit dhe grupeve të krimit të organizuar.

Ai pretendoi gjithashtu se një politikan nga partia qeverisëse AKP kishte kërkuar ndihmën e Peker në organizimin e një sulmi në 2015 në ndërtesat e Dogan Media Group për shkak të kritikave që bënte kjo media ndaj Erdoganit dhe qeverisë së tij, një sulm për të cilin në atë kohë u fajësuan anëtarët të krahut rinor të AKP-së. Pronari i grupit mediatik, Aydin Dogan, më vonë ia shiti biznesin Yildirim Demiroren, një biznesmen i njohur lidhjet e tij të ngushta me Erdoganin. Kanalet e grupit që atëherë janë bërë dukshëm pro-qeveritare.

Abdurrahim Boynukalin, kreu i degës rinore të AKP-së në atë kohë, shprehu “një lehtësim të madh” pas zbulimeve të Peker. “Është deklaruar qartë se akuzat që janë bërë prej vitesh ndaj meje nuk kishte lidhje me ne”, shkroi ai në Twitter më 20 maj. Postimet e tij u fshinë pak kohë më vonë.

Peker gjithashtu ka vënë në shënjestër Mehmet Agar, i cili dha dorëheqjen si ministër i brendshëm turk në mesin e viteve 1990 gjatë të ashtuquajturit skandali “Susurluk” që zbuloi lidhjet midis shtetit turk dhe krimit të organizuar. Agar kaloi gati 18 muaj në burg pasi u dënua për drejtimin e një organizate kriminale.

Peker e akuzoi atë për konfiskimin e paligjshëm të pasurive të një biznesmeni nga Azerbajxhani, Mubariz Mansimov, në vitin 2017 përfshirë një liman nëBodrum.

Agar u përgjigj se nëse nuk do ta kishte marrë ai limanin, atë do ta kishte marrë “mafia”. “Nuk kam arsye pse të kem frikë”, u citua të ketë thënë Agar, djali i të cilit është një ligjvënës i AKP-së, për gazetën e përditshme Sozcu. Sipas Peker, ishte Agar ai që në fakt e prezantoi Mansimovin me Gulenin në 2007, kur Gulen ishte një aleat politik i Erdoganit. Agar tha se udhëtimi i tij në SHBA ishte i njohur për autoritetet turke në atë kohë.

Sik tha se, për sa kohë nuk kishte dokumente, do të ishte shumë e vështirë të verifikoheshin pretendimet e Peker, ai personalisht besonte “shumica e gjërave që Peker tha ishin të vërteta ose kishin ndodhur në një mënyrë shumë të ngjashme”.

“Ne e kuptojmë se ekziston një realitet pas këtyre pretendimeve falë heshtjes së palës qeveritare”, tha ai. “Soylu po i përgjigjet Peker sepse ai është vënë personalisht nën shënjestër. AKP u përpoq t’i anashkalonte pretendimet e Peker me deklarata të shkurtra nga zëdhënësit e qeverisë.”

Erdogan është përgjigjur megjithatë, duke krahasuar grupet e krimit me gjarpërinjtë helmues. “Nëse futeni në të njëjtin thes me ta, duhet të jeni të përgatitur për rezultatin”, tha ai më 17 maj. Mospërmendja e emrave nga ana e tij ka bërë që kjo çështje të diskutohet shumë.

“Deklarata e Erdogan ishte një deklaratë shumë e hapur”, tha Sik. “Kur e dëgjova, mendova se ai e kishte fjalën për Soylu. Megjithatë, Soylu iu dha një mundësi për të pastruar emrin e tij në një program televiziv, por performanca e tij nuk qe dhe aq e mirë dhe ai nuk mundi të mbrohej.”

Sik spekuloi se Soylu po përpiqej të dërgonte një mesazh që, nëse përjashtohet, “të tjerë do të fundosen me të”.

Koc u pajtua, duke i thënë BIRN: “Nëse Soylu fajësohet, kjo mund të shkaktojë një ortek politik dhe kjo krizë mund të prekë edhe vetë Erdoganin.”

“Ekziston një panik i madh midis anëtarëve të partisë në pushtet dhe anëtarëve të qeverisë”, tha ai. “Askush nuk po e mbron ministrin Soylu.”

Sa i përket motiveve të Peker, Koc tha ekzistonte mundësia që ai po përpiqej të siguronte një kthim të sigurt në Turqi duke u treguar atyre që ishin në pushtet dëmin që mund të shkaktonte ndryshe, ndërsa tregohet i kujdesshëm që të mos godasë pranë presidentit.

“Peker dëshiron të kthehet në vend dhe të eliminojë grupet kundër tij”, tha ai. “Ai nuk po flet për Erdoganin dhe po lavdëron njerëzit afër tij. Peker po përgatit një plan alternativ. ”

REPORTER

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 09:19

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla është shprehur se ambasadorët e shkarkuar deri tani do të kenë kohë deri në gusht për të u...

Bota 25 Maj 2021, 08:41

MAQEDONI-Populli maqedonas feston sot ditën e vëllezërve “Kiril dhe Metodij’ të cilët sipas historisë sllavo-bullgare, janë krijuesit e alfabetit sllavo-bullgar...

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar