Aktualitet

Bosi i mafias TURKE do kryente akte terroriste, kush është Turgut dhe lidhja me ‘Ronin e Shijakut’, ja gjyqtari që i dha në duar arratinë

TURGUT, është i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge.
Featured image of article: Bosi i mafias TURKE do kryente akte terroriste, kush është Turgut dhe lidhja me ‘Ronin e Shijakut’, ja gjyqtari që i dha në duar arratinë Gjin Gjoni, Abdulselam Turgut dhe Roni i Shijakut

TIRANE- Një nga personat e identifikuar nga policia shqiptare si një prej operativëve që do të bënte sulmin terrorist në festën e Novruzit në vitin 2018, është edhe Abdulselam Turgut. Turgut ësht një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai është arrestuar në Shqipëri dhe më pas është arratisur me anë të një pasaporte false. Dosja.al mëson se  TURGUT, është i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge.

Kush është Abdulselam Turgut?

TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, TURGUT është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Abdulselam Turgut dhe Ardi Veliu

Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të TURGUT-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS.

Por cila është lidhja e Abdulselam Turgut me famozin ‘Roni i Shijakut’?

Hekuran Hoxha, i njohur ndryshe edhe si “Roni i Shijakut”, u arrestua në muajin qershor si koka e grupit  “Avdylaj”, të arrestuar në muajin tetor në kuadër të operacionit Volvo 4. Ai akuzohet për trafik droge, ndërkohë që e kaluara e tij kriminale merr zë në Turqi.

Roni i Shijakut

Hoxha është arrestuar në vitin 2009 si i dyshuar për trafikimin e rreth 400 kg heroine në Itali si dhe në vitin 2011 për trafik heroine në Turqi. Mediat turke asokohe e lidhën Ronin e Shijakut me Abdulselam Turgut, një personazh ky mjaft i njohur nga bota e krimit në Turqi, i cili sot akuzohet nga policia shqiptare si organizator dhe zbatues i akteve terroriste. Sipas gazetës turke “Hyrriet”, Abdulselam Turgut ka pasur lidhje me një grup shqiptarësh të arrestuar në Durrës për sasi të mëdha heroine.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Shkrimi i medias turke per Hekuran Hoxhen

Lirimi i Abdulselam nga gjyqtari Gjin Gjoni dhe arratisja nga Rinasi

Lirimi i Abdulselam Turgut dhe arratisja e tij nga Rinasi është cilësuar si një nga vendimet më skandaloze të drejtësisë shqiptare dhe ka shkaktuar edhe një krisje të raporteve diplomatike më Gjermaninë, për shkak se koka e drogës në Turqi, ishte i kërkuar edhe në Gjermani. Vendimi u mor në vitin 2014 nga treshja gjykuese e përbërë nga Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe Agron Papajani. Gjykata e Apelit në Tiranë, ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg për Turgut në ‘arrest shtëpie’. I arrestuar më 18 shkurt 2013, për llogari të drejtësisë gjermane, ai doli nga burgu dhe më pas u arratis. Sapo la qelinë Turgut u largua dhe nuk u gjend më.

Si e “argumentoi” Gjoni lirimin

Gjyqtari Gjin Gjoni parashtronte se ky vendim ishte në kundërshtim me ligjin dhe se gjykata kishte marrë një masë tejet ekstreme, dhe ai nuk kishte rrezik që të largohej…

Masa e sigurimit me afat 40-ditor e përzgjedhur nga gjykata është tejet ekstreme dhe nuk i përgjigjet rëndësisë së faktit. I arrestuari është vendosur nën masë sigurimi për efekt ekstradimi në Gjermani. Nuk ka kërkesë për ekstradim, por ka vetëm një kërkesë për masë shtrënguese. Të arrestuarit i janë marrë dokumentet, ai nuk ka rrezik ikjeje, pasi ka lëvizur gjithmonë lirisht brenda shtetit turk dhe ai është i sëmurë, ka një kontratë qiraje me shtetas shqiptarë, ka një biznes të rregullt, është familjar.” – shkruante në vendim Gjoni dhe kolegët e tij

Por “familjari me biznes të rregullt” që “nuk kishte rrezik ikjeje”, u zhduk sapo doli nga dera e Gjykatës. Ndërsa sot, ai u shpall terroristi më i kërkuar në Shqipëri dhe jo vetëm…

(F.g/dosja.al)

2 Komente në “Bosi i mafias TURKE do kryente akte terroriste, kush është Turgut dhe lidhja me ‘Ronin e Shijakut’, ja gjyqtari që i dha në duar arratinë

  1. Nuk eshte per tu habitur rasti me turkun trafikant . K a qene metode pune e drejtesise shqipetare qe ka nxjerre fitime si ne nje miniere florori nga krimi duke e stimuluar ate me metoden berishjane te drejtesise se plepave

    • Di te me thote njeri ky Xhemail Pasmaçiu ku mund te jete????
      A thua ka hyre ne politike??!!!
      Si nuk e permend njeri!!!

Shto Koment