Politike

“Borxhi publik në nivelin e 80% është periudhë e përkohshme”/ Denaj: Ja çfarë propozojmë për tatimpaguesit deri në 10 mln lekë

VIDEO
Nis seanca plenare. Flet ministrja e Financave Anila Denaj për situatën në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare.

TIRANË– Nis seanca plenare. Ministjra e Financave, Anila Denaj ka deklaruar se buxheti i shtetit është goditur nga tërmeti dhe pandemia. Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se rritja e borxhit publik në nivelin e 80% është periudhë e përkohshme. Sipas ministres janë reduktuar edhe të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Ajo nënvizoi më tej se qeveria propozon që tatimpaguesit  deri në 10 mln lekë, të mos tatohen.

“Situata buxhetore e 2020-ës është një situatë që u godit nga dy ngjarje të rëndë, siç ishte tërmeti dhe pandemia. Ndryshimi i parametrave makro-fiskal do të jetë i përkohshëm. Rritja e deficitit buxhetor në 8.4% të produktit të brendshëm bruto dhe e borxhit publik në nivelin e 80% është një periudhë e përkohshme. Në vlerësimin tonë është parashikuar një rritje të konsideruar në 3 vitet e ardhshme. Tkurrja e pritur në investimet private, pritet të kompensohet nga rritje e fortë e investimeve publike. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u reduktuan.  Doganat dhe takimet kanë bërë një humbje prej 17% gjatë kohës së pandemisë. Janë akorduar 34 mln lekë për fondin e rindërtimit. Propozojmë për tatimin mbi të ardhurat për ata deri në 10 mln lekë të mos tatohen” tha ndër të tjera ministrja.”, tha Denaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mblidhet për herë të dytë këtë javë Kuvendi. Në seancën e sotme plenare  u  miratuan ndryshimet në buxhet dhe mbyllja e klubeve të natës gjatë kohës së pandemisë. Po kështu u ndalua edhe muzika pas orës 20:00. Ndërkohë, Balla u shpreh i prerë se nesër Kuvendi do të votojë për lista të hapura. Ndërsa Manastirliu theksoi se klubet e natës janë burim infeksioni dhe se MSH po përgatitet për hapjen e dy spitaleve të tjera COVID.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment