
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që borxhi publik gjatë qeverisjes së socialistëve të jetë rritur. Rama tha se situata e 2013-ës nuk ishte siç ishte deklaruar nga qeveria Berisha, e kësisoj tha ai, borxhi ishte më i lartë.
Pyetje: Sot publikuat një shifër për borxhin publik. Ju jeni shprehur se e keni ulur borxhin me 14 mld lekë. Por nga të dhënat në shtator borxhi ishte 63%, ndërsa sot 77.8%.
Edi Rama: Ju i referoheni një shifre të pasaktë të 2013. Nëse do të kthehemi pas e të shohim nëse çfarë bëmë ne me FMN me borxhet e fshehura, shifra ndryshoi. Kaq e thjeshtë është kjo.
(F.g/dosja.al)