KRYESORET
Ekonomi

Borxhi publik/Opozita përplaset me qeverinë, Ibrahimaj: Është rritje ekonomike

3 Janar 2022, 17:55 Nga DOSJA
Borxhi publik/Opozita përplaset me qeverinë, Ibrahimaj:

TIRANË – Në Shqipëri, qeveria e shtoi borxhin publik në fund të vitit që shkoi me një shifër prej 650 milionë eurosh përmes instrumentit financiar Eurobond duke e çuar atë në mbi 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ekspertët dhe opozita janë kritikë për këtë tregues të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Përfaqësues të PD e shohin si rrezik për financat publike dhe thonë se qeveria nuk po i përdor huatë për investime, por sipas tyre, po merr borxh për të shlyer borxhet paraardhëse. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë tha se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se rritja ekonomike me 6.7% për vitin 2021, është një tregues se ekonomia po del nga kriza, që shkaktoi tërmeti i dy viteve me parë dhe Pandemia e Kovid 19 e cila ende vazhdon.

Në Shqipëri dy krizat e njëpasnjëshme, ajo e tërmtit të vitit 2019 dhe kriza e Pandemisë së Kovid 19, kanë vënë në vështirësi ekonominë e vendit, duke i lënë më pak hëspirë qeverisë shqiptare siç thonë ekspertët për të patur një konsolidim fiskal. Autoritetet zyrtare janë detyruar dy herë në dy vitet e fundit, dhe 5 herë që prej vitit 2010, të dalin në treg ndërkombëtar, për të kërkuar borxh, ajo që quhet ndryshe Eurobond. Në fund të vitit që shkoi qeveria shqiptare përmes këtij instrumenti mori një borxh prej 650 milionë euro, dhe borxhi publik kapi shifrën e 80.02% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky borxh i jashtëm sipas ekspertëve i lë hapësirë bankave shqiptare të kreditojnë ekonominë.

“Qeveria shqiptare nuk bëhet konkuruese me biznesin për të marrë fonde, se fondet ato janë në ekonomi. Ka një nivel të caktuar fondesh, dhe nëse konkuron dhe qeveria për të marrë ato fonde hua edhe biznesi, do të thotë që qeveria konkuron brenda ekonomisë me vetë biznesin. Kjo është arsyeja pse i rekomandohet qeverisë që një pjesë e burimeve financiare ta marrë nga tregjet ndërkombëtare, pra nga burime të jashtme në mënyrë që të mos konkurojë biznesin vendas”-u shpreh Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare.

Ministria e financave dhe ekonomisë e ka rritur në vijimësi afatin e maturimit të Eurobondit, nga 5 vjet deri në afatin 10 vjeçar, me të cilin u mor Eurobondi i fundit, prej 650 milionë euro. Drejtues të opozitës e cilësojnë marrjen e borxhit të radhës në tregun ndërkombëtar, dështim të politikave fiskale dhe të menaxhimit të dy krizave, tërmetit dhe pandemisë. Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku thotë se huatë që po merr qeveria në tregun e jashtëm, nuk po injektohen në ekonomi.

“Shqetësimi për borxhin është se ai nuk është efiçent, që do të thotë të marrësh borxh për të bërë investime, për ta hedhur në ekonomi për të stimuluar biznesin, për arsimin bujqësinë turizmin, pra për sektorë që gjenerojnë rritje ekonomike dhe punësim. Po merret borxh për të mbuluar nevojat e muajit, për shpenzime operative. Ne nuk kemi informacione se si përdoret. Ajo që kuptojmë ne kur marrim Eurobondin e radhës, është që gjysma e tij shkon për të pagur të mëparshmin”- tha për Zërin e Amerikës, Jorida Tabaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike.

Ministrja e financave dhe ekonomisë Delina Ibrahimaj i tha Zërit të Amerikës se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se eurobondi i fundit me afat 10 vjeçar, ështe pjesë e strategjisë së huamarrjes dhe menaxhimit të borxhit publik. Ai sipas saj krijon një relaksim të pagesave të borxhit dhe një planifikim më të mirë të tij.

Unë i ftoj kritikët të ulemi dhe të bisedojmë. Gjithmonë është marrë borxh, si Eurobond ashtu dhe borxh i brendshëm për mbështetje buxhetore. Në rastin tonë në dy herët e fundit të daljes në Eurobond kanë patur prioritet shpenzimet për Kovidin, për shëndetësinë, kanë patur prioritet shpenzimet për tërmetin, infrastruktura. Pra merret borxh për mbështetje buxhetore. Ndërkohë i gjithë borxhi i marrë ndër vite ka të planifikuara ripagesat e borxhit, të cilat nuk janë të planifikuara të mbulohen me Eurobond apo me huamarrje. Logjika që të marrësh borxh për një çështje të caktuar sidomos kur flasim për emetim të bondeve nuk qëndron”- u shpreh Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Ekspertët mendojnë se rregullat e daljes në tregjet ndërkombëtare për hua, lidhen me aftësinë paguese të vendit, dhe një raport të konsoliduar mes shpenzimeve dhe të ardhurave në buxhet. Ndaj ata i sugjerojnë kujdes qeverisë në këtë drejtim.

Në emetimet e rradhës qeveria shqiptare duhet të jetë më e kujdesshme në konsolidimin fiskal. Pra duhet t’i japë më tepër prioritet marrëdhënies mes të ardhurave që mbledh përmes adminutsratës tatimore dhe shpenzimeve buxhetore. Kjo është evidentuar edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN dhe BB, të cilat gjithmonë në raportet e tyre i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që të konsolidojë pjesën e balancës mes të ardhurave dhe shpezimeve buxhetore”- u shpreh Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare.

Autoritetet zyrtare janë optimist, në lidhje me të ardhurat në burxhet duke u bazuar në politikat fiskale dhe sistemin e ri të fiskalizimit. Për vitin 2022 ato kanë parashikuar një rritje me7.6% krahasuar më vitin paraardhës.Por përfaqësues të opozitës flasin për një qasje të gabuar të qeverisë edhe në politikat e saj për të ulur borxhin publik, i cili sot është 80.02% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Në afro 9 vite borxhi publik është gati dyfishuar, nga 6 miliard në 11 miliard euro. Po i afrohemi nivelit kritik prej 100%, të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që qeveria kishte premtuar në programin e saj në shtator se do shkonte në rreth 60%, pra do shkonim në tendencë ulje. Qeveria s’ka listë prioritetesh se ku do fokusohet, sepse jemi në një vit të vështirë financiar”– Jorida Tabaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike.

Autoritetet e pranojnë se niveli i borxhit është i lartë, krahasuar me vitet e kaluara, por thonë se në vitin 2021 rritja ekonomike ishte 6.7% nga 4.4 që ishte parashikuar në fillim të vitit 2021, dhe se parashikimi për vitin 2022 është 4.2%, pra në të njëjtat nivele si para Pandemisë së Kovid 19. Sipas Ministres së Financave dhe Ekonomisë kjo tregon se borxhi ka ndikuar në rritje ekonomike.

“Është e vertetë që niveli i norxhit është i lartë, por është e rendësishme që ai është shoqëruar me rritje ekonomike, dhe është përkthyer në rritje ekonomike. Në të gjithë eurozonën borxhi u rrit duke shkuar deri në 98%, me 14 pikë përqindje. Shqipëria është ekonomi e vogël nuk mund të kaharasohet, por ne nuk patëm vetëm pandeminë ne patëm dhe tërmetin i cili sigurisht që kishte nevojë për financim nga buxheti. Duhet kuptuar që borxhi shkoi për investime. Patjetër shkoi dhe për të mbuluar shpenzime të lidhura me shëndetësinë dhe kovidin, dhe përballimin në përgjithësi e krizës shëndetësore. Blerja e vaksinave dhe vaksinimi i popullatës bëri që të mos kishim mbyllje gjatë vitit të kaluar. Kjo bëri që ekonomia të vazhdojë të prodhojë dhe është përkthyer në rritje ekonomike. Të gjithë sektorët e ekonomsë janë rritur”- tha Delina Ibrahimaj, Ministre e financave dhe ekonomisë

E megjithatë sfidat për autoritetet shqiptare mbeten të shumta, që nga rritja e çmimit të energjisë, çekuilibrimi i tregjeve ndërkombëtare dhe i ekonomive në botë për shkak të krizës së Kovid 19, si dhe paqartësitë që lidhen me vijimin e Pandemisë. Të gjitha këto sipas ekspertëve i vendosin një pikëpyetje synimeve të qeverisë për të ulur borxhin publik dhe rritur të ardhurat në buxhet.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

“Ndahemi nga RMV”, McAllister-Ramës: Planet B e C mirë do të ishte të mos thuhen publikisht

Arrestimi i 2 ish-ministrave dhe deputetit të PS, McAllister: Inkurajoj autoritetet shqiptare

'1.500 vende të lira pune'/ Rama: S'ka profesionistë, mos të kërkojnë punë shteti

Finalja/ Masa edhe në shëndetësi, dyfishohen ekipet mjekësore, urgjenca në shërbim

Shkatërrimi i dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Manja: SPAK ka nisur hetimet, kaq mund të them

'Kush është zyrtari i lartë, Lame?' Manja: Nuk i druhem asnjë presioni, dosja është e nxehtë

Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën, 0 shance që të zhduken provat

Manja: Kallëzim në SPAK për Drejtoreshën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave

Kupa e Conference League bën bashkë Veliajn e Dukën, dyshja shtrëngojnë duart në shesh

Vota e diasporës, Alibeaj: Vota vidhet brenda Shqipërisë, jo më jashtë

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Jemi gati edhe për Reformën, të krijojmë një regjistër

Votat e Diasporës, Kryemadhi: Jemi avokatë të shqiptarëve jashtë Shqipërisë

Votat e Diasporës, Kim: Zgjedhjet e 25 prillit, jo perfekte, erdhi koha të veprojmë

SHBA si 'as' nën mëngë/ Berisha-Ballës: Ti mendon se u bëre amerikan? Mos fol...

Grabitja e Rinasit, avokati: Talo Çela s’mori pjesë, kishte gjurin e dëmtuar, s'kam kontakte

Balla-Kosovës: Eja në Ballkanin e Hapur, mos bini pre e keqinformimeve