Ekonomi

Borxh mbi borxh, Shqipëria përgatitet të marrë 650 milionë euro, Denaj: Një shumë e vogël, por na ndihmon të dalim nga kriza

VIDEO
Përmes mbledhjes së transmetuar LIVE, kryesuesja e këtij komisioni Milva Ekonomi i dha fjalën ministres Anila Denaj, që të shpjegonte borxhin e marrë për të shlyer një borxh tjetër të marrë në vitin 2015, ndërsa ojesa e mbetur do të shkojë për nevojat e financimit në vitin 2020.
Featured image of article: Borxh mbi borxh, Shqipëria përgatitet të marrë 650 milionë euro, Denaj: Një shumë e vogël, por na ndihmon të dalim nga kriza Anila Denaj

TIRANË– Komisioni i Ekonomisë bëri sot me dije se Ministria e Financave ka hartuar një projektligj për marrjen e huasë në vlerën e 650 milionë euro, në një afat midis 7 deri në 10 vjet.

Përmes mbledhjes së transmetuar LIVE, kryesuesja e këtij komisioni Milva Ekonomi i dha fjalën ministres Anila Denaj, që të shpjegonte borxhin e marrë për të shlyer një borxh tjetër të marrë në vitin 2015, ndërsa ojesa e mbetur do të shkojë për nevojat e financimit në vitin 2020.

Do të trajtojmë eurobondin, fjala është për ju zonja ministre,”– tha Ekonomi dhe më pas fjalën e mori Denaj.

Faleminderit. Eurobondi u planifikua dhe filloi puna përgatitore në muajt e fundit të vitit të kaluar dhe u lllogarit që të dilte në maj apo qershor të këtij viti. Ky Eurobond konsiston në marrjen e një shume prej 650 milionë eurove në një afat 7-10 vjet. fillimisht do t shlyhet apo rifinancohet eurobondi i marrë në vitin 2015, në vlerën e 250 milionë eurove. Ndërsa pjesa e mbetur do të shkojë për të plotësuar nevojën për financim të vitit 2020. Siç e theksova më herë ky projektligj është planifikuar që në vitin e kaluar. Kjo shumë është relativisht e ulët dhe ne kemi gjykuar që është e mjaftueshme për të dalë në këtë moment nga kriza financiare dhe për të arritur rezultate të kënaqshme,”– tha Denaj ndër të tjera.

Ministria shtoi më tej se këtë gjë e ka bërë edhe shteti i Maqedonisë së Veriut, gjë të cilën e solli si shembull pozitiv.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Maqedonia e Veriut mundësoi emetimin e një eurobondit të shtatë në vlerën e 700 milionë euro me afat maturimi 6-vjeçar dhe me normë interesi prej 3.675% që është interesi i dytë më i ulët pas 2018-s. Kjo u vlerësua si e sukseshme dhe më lejoni ta theksoj këtë gjë. Kjo na jep njëfarë sinjali,”– shtoi Denaj më tej.

Faleminderit unë do t’i kaloja fjalën zotit Bushati si relator i kësaj çështjeje. Kush aka nevojë për të bërë pyetje të më shkruajë ose të ngrejë dorën, siç është Suzana përshembull që ka nevojë gjithmonë.

Deputeti Ervin Bushati tha se duhet parë mundësia e një eurobondeve në shifra më të mëdha.

Po. Falenderime ministres dhe kolegëve, Ky është një moment shumë oportun për dalë në tregjet ndërkombëtare. Në Shqipëri kombinuar me situatën e tërmetit, shteti duhet të merrte një rol lider dhe e ka marrë tashmë. Fakti që Maqedonia ka zgjedhur ta marrë një shumë të tillë dhe me një normë të tillë, tregon se është momenti. E dyta që duhet të ndalemi është koha. në relacion thuhet që shlyerja mund të shkojë 7-10 vite. Mendoj që ka ardhur koha që Shqipëria të mendojë drejt zgjatjes së kohës, 10 vite patjetër por të shohim edhe në afat më të gjatë që ne të kemi mundësi të jemi kredibël në tregjet ndërkombëtare, por edhe të kemi mundësi manovrimi. Mendoj se Shqipëria ka mundësinë jo vetëm të kalojë nga 500 te 650 milionë, por të shikojë edhe mundësinë të kërkojë edhe shifra më të larta. Ne mund të kapim edhe normë më të ulët interesi se Maqedonia sepse kemi një performancë shumë më të mirë. Ka ardhur momenti që të shikojmë për një kohë më të zgjatur sepse i kemi mundësitë. Pika e tretë që dua të diskutoj është se Shqipëria ka mundësi jo vetëm që të marrë këtë shumë, por edhe ta kalojë atë,”– tha ai.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment