Bota

Boris Johnson konferencë urgjente për shtyp: Varianti COVID i Britanisë mund të jetë më vdekjeprurës se të tjerët

Në një konferencë urgjente për shtyp, kryeministri britanik u shpreh se të dhënat paraprake tregojnë se i ashtuquajturi mutacion britanik i koronavirusit, përveç që është më ngjitës, mund të ketë edhe një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.
Featured image of article: Boris Johnson konferencë urgjente për shtyp: Varianti COVID i Britanisë mund të jetë më vdekjeprurës se të tjerët Boris Johnson

BRITANI– Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është shprehur se varianti i ri Covid-19 i zbuluar për herë të parë në  Britani, mund të jetë më vdekjeprurës sesa llojet e tjera.

Në një konferencë urgjente për shtyp, kryeministri britanik u shpreh se të dhënat paraprake tregojnë se i ashtuquajturi mutacion britanik i koronavirusit, përveç që është më ngjitës, mund të ketë edhe një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.

Të dyja vaksinat që po përdorim aktualisht mbeten efektive si ndaj variantit të vjetër ashtu edhe ndaj këtij varianti të ri,” shtoi Johnson

Këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Patrick Vallance  tha se pacientët të cilët u shtruan në spital me variantin e ri , kishin një rrezik më të lartë të vdekjes në krahasim me ata të shtruar në spital me formën origjinale të virusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vallance shtoi se provat nuk janë ende të forta dhe se të dhënat duhet të rishikohen sërish.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 1,401 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i infeksioneve të reja është 40,261, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë në 3,583,907.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment