Bota

Boris Johnson shijon një birrë në lokal pas lehtësimit të masave: Mos harroni të lani duart dhe fytyrën

Planet e kryeministrit të Anglisë ishin që ditë më para ta bënte një vizitë në lokale për të shijuar lirinë e rregullave pas Covid 19, por për arsye të vdekjes dhe varrosjes së princ Philip ai e shtyu këtë gjë.
Featured image of article: Boris Johnson shijon një birrë në lokal pas lehtësimit të masave: Mos harroni të lani duart dhe fytyrën Boris Johnson

ANGLI-Boris Johnson shioi birrën e tij të parë pas shumë kohësh duke përfituar nga moti mirë, në një lokal në Mount Tavern në Wolverhampton, pasi kufizimet anti-Covid kishin arritur ta mbanin atë larg nga lokalet.

Sipas mediave, planet e kryeministrit të Anglisë ishin që ditë më para ta bënte një vizitë në lokale për të shijuar lirinë e rregullave pas Covid 19, por për arsye të vdekjes dhe varrosjes së princ Philip ai e shtyu këtë gjë.

Johnson publikoi një video duke shkruar krahas saj: ‘Shkëlqyeshëm që u ktheva përsëri në pijetore dhe të shoh kaq shumë të ribashkuar me miqtë dhe familjen. Ne kemi punuar kaq shumë për të arritur në këtë pikë. Le të vazhdojmë. Mos harroni duart, fytyrën, hapësirën dhe ajrin e pastër.’

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në video Johnson duket që e merr vetë në dorë procesin, duke hyrë në banak dhe duke bërë vetshërbim. Më pas ulet në tavolinë  i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Birmingham, Andy Street dhe shijojnë birrën.

Lehtësimi i masave nga Covid-19 në Britaninë e Madhe ka filluar në nga data 12 prill pasi numri i infektimeve ka qenë relativisht i ulët.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment