Bota

Boris Johnson publikon video nga izolimi: Koronavirusi arriti atë që donin armiqtë e mi, arrestin shtëpiak

Në video e publikuar në Twitter ai jep një këshill për të gjithë njerëzit që qendrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë infektuar nga virusi, ku shprehet se duhet të ruajn disatancës nga personat që jetojnë. 
Featured image of article: Boris Johnson publikon video nga izolimi: Koronavirusi arriti atë që donin armiqtë e mi, arrestin shtëpiak Boris Johson

BRITANIA E MADHE-Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka publikuar një video nga rezidenca zyrtare ku po qëndron në vetizolim.  Në video e publikuar në Twitter ai jep një këshill për të gjithë njerëzit që qendrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë infektuar nga virusi, ku shprehet se duhet të ruajn disatancës nga personat që jetojnë.

Gjithashtu, ai ka bërë një shaka ku ka thënë se me udhëzimet që i ka dhënë Organizata e Shëndetit në Britani, i është bërë ajo që kanë dashur armiqt e tij politik, arrest shtëpiak.

Është dita e pestë apo e gjashtë që jam vendosur në izolim dhe (programi) Testim dhe Përcjellje i NHS-së, i cili po bëhet edhe më i mirë, e ka arritur atë që shumë nga armiqtë e mi politikë kanë dashur ta arrijnë për shumë vjet, që të më vendosin mua nën arrest shtëpiak. E di sa e vështirë mund të jetë kjo, prandaj vetëm dua t’u them të gjithëve që janë në karantinë që të vazhdojnë ta mbajnë distancën sociale nga njerëzit me të cilët jetojnë. Fëmijët tuaj mund të shkojnë në shkollë, por duhet të siguroheni  të mbani distancën”, shtoi ai.

Postimi i plotë:

 

Ndërkohë, kryeminstri Boris Joson ka hyrë për herë të dytë në izolim pasi ka pasur kontakte me një person në infektuar, ai ka rezultuar negativ, por nga rregullat e vendosura në qeveri duhet të qendroj dhe disa ditë në izolim.

(k.a/dosja.al)

 

Shto Koment