
BRITANI– Kryeministri britanik Boriz Johnson ka ngritur shqetësimin lidhur me variantin e ri të koronavirusit në Brazil.
“Shfaqja e një varianti të ri Covid në Brazil është një shqetësim por qeveria po ndërmerr hapa për të parandaluar hyrjen e saj në Britani”,tha Boris Johnson gjatë seancës së sotme parlamentare..
Udhëheqësi i Mbretërisë së Bashkuar shprehu shqetësimin e tij për variantin, por nuk konfirmoi nëse do të vendoset një ndalim udhëtimi për ata që vijnë nga Brazili.
“Ne tashmë kemi masa të ashpra për të mbrojtur këtë vend nga infeksionet e reja që vijnë nga jashtë dhe ne po ndërmarrim hapa për ta bërë atë në lidhje me variantin Brazilian“, tha Johnson.
Kryeministri gjithashtu tha se hapja e shkollave do të baret nëse vaksina funksionon kundër varianteve braziliane dhe të Afrikës së Jugut.
(kle.mu./dosja.al)