Sport

Boris Johnson lumturon tifozët anglez, kryeministri i vendit rihap dyert e stadiumeve

Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se tifozët do të kthehen në stadiume duke filluar nga data 2 dhjetor deri në fund të marsit të vitit 2021
Featured image of article: Boris Johnson lumturon tifozët anglez, kryeministri i vendit rihap dyert e stadiumeve Premier League

ANGLI-Në Angli vjen lajmi që të gjithë tifozët do të donin. Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se tifozët do të kthehen në stadiume duke filluar nga data 2 dhjetor deri në fund të marsit të vitit 2021. Në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë në gjendje për të pritur një numër të kufizuar spektatorësh, në varësi të zonës në të cilën ndodhen.

Në Nivelin 1, ai me më pak kufizime, do të lejohen deri në 4000 tifozë (ose 50% e kapacitetit në rastin e impianteve të vogla), në Nivelin 2 do të ketë vend për deri në 2000 persona, ndërsa në Nivelin 3 dyert do të qëndrojnë të mbyllura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për momentin në Premier League, ai me rrezikun më të ulët epidemiologjik, janë përfshirë vetëm stadiumet e Southampton dhe Brighton. Gjithsesi ky është një lajm i mirë për futbollin anglez, i cili mbylli shkallët e stadiumit për tifozët në muajin mars.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment