Sport

Boris Johnson hap stadiumet e futbollit, kthen Anglinë në normalitet

Takimi startues i Premier League, Brentford-Arsenal, do të jetë i pari, që stadiumet angleze do të jetë me kapacitet të plotë, që nga mesi i marsit 2020, kur Covid-19 bllokoi tërë Britaninë e Madhe
Featured image of article: Boris Johnson hap stadiumet e futbollit, kthen Anglinë në normalitet

ANGLI – Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, ka njoftuar se stadiumet e futbollit nga 19 korriku do të jenë të hapura dhe nuk do të kenë kufizime të kapaciteteve të tyre. Masat e reja të qeverisë britanike do të hyjnë në fuqi tri javë para startit të Premier League (13 gusht) për edicionin 2021/22.

Takimi Brentford-Arsenal do të jetë i pari, që stadiumet angleze do të jetë me kapacitet të plotë, që nga mesi i marsit 2020, kur Covid-19 bllokoi tërë vendin. Kjo vjen në hapin e katërt të protokollit të qeverisë që do të zyrtarizohet në javët e ardhshme.

Kryeministri Johnson tha në konferencën e tij të përditshme: “Derisa kemi ardhur në hapin e katërt, ne duhet të balancojmë rreziqet. Ne duhet të marrim një vendim të kujdesshëm dhe të ekuilibruar.” Por, ai gjithashtu paralajmëroi, se pandemia “nuk ka përfunduar”.

Kryeministri shtoi: “Ne do të largohemi nga kufizimet ligjore dhe do t’i lejojmë njerëzit të marrin vendimet e tyre se si të menaxhojmë virusin. Nga hapi i katërt ne do të heqim të gjitha kufizimet ligjore që janë brenda dhe jashtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne do të lejojmë që të gjitha bizneset të rihapen, përfshirë klubet e natës, ne do të heqim kufirin e lëvizjes për vizitorët dhe numrin e njerëzve që marrin pjesë në koncerte, teatër dhe ngjarje sportive”,- deklaroi ndër të tjera kryeministri Boris Johnson.

Ndërkohë, eksperimentet në ishull kishin filluar me finalen e Kupës FA dhe Kupës Carabao, me mijëra tifozë që panë ato ndeshje në “Wembley”. Tani, duke nisur nga 19 korriku, dyert e stadiumeve britanike të futbollit do të jenë të hapura dhe pa kufizime për tifozët.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment