Bota

Boris Johnson dhe Von der Leyen bëhen bashkë për “Brexit”: Shpresat e fundit për arritjen e një marrëveshjeje

Negociatat janë zhvilluar prej disa muajsh, por përfaqësuesit e të dy palëve nuk kanë arritur në një kompromis të përbashkët.
Featured image of article: Boris Johnson dhe Von der Leyen bëhen bashkë për “Brexit”: Shpresat e fundit për arritjen e një marrëveshjeje Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen

BRITANI– Kryeministri Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen pritet të diskutojnë mbi marrëveshjen tregtare pas Brexit, ndërsa do përpiqen që të thyejnë ngërçin e krijuar për këtë çështje. Negociatat janë zhvilluar prej disa muajsh, por përfaqësuesit e të dy palëve nuk kanë arritur në një kompromis të përbashkët.

Në një deklaratë të përbashkët, ata u shprehën se: “Ne ramë dakord për kushtet për përfundimin e një lidhur me tre çështje kritike: fushë të barabartë loje, qeverisje dhe peshkim

Ne i kërkuam kryenegociatorëve tanë dhe ekipeve të tyre të përgatisin një përmbledhje të ndryshimeve të mbetura për t’u diskutuar në një takim fizik në Bruksel në ditët në vijim.”- u shpreh Ursula Von der Leyen.

Takimi i nivelit të lartë të BE, pritet të ndodhë  në fund të javës. Takimi është një moment “jashtëzakonisht dramatik” për Z. Johnson, me përballjen që përcakton potencialisht të ardhmen e MB për dekada.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në 31 Janar 2020, Britania u largua nga BE, por udhëheqësve u duhej kohë për të negociuar një marrëveshje për marrëdhëniet tregtare të mëvonshme. Prej më shumë se 10 muajsh, palët kanë vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshje e cila ka dështuar. Por nëse deri me 31 Dhjetor marrëveshja nuk arrihet,  do të vendosen kontrollet dhe taksat kufitare për mallrat që trasnportohen midis MB dhe BE.

Brenda BE ka pasur qëndrime të ndryshme në lidhje me marrëveshjen. Ministri i Evropës i Francës sugjeroi që vendi i tij mund të vinte veton  nëse nuk ishte i kënaqur me marrëveshjen e arritur.  Ndërkohë, zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel  është shprehur i bindur se “ka gjithmonë hapësirë ​​për kompromis“.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment