Aktualitet

“Bordet janë si shushunja në trup të shqiptarve”/Juristja Gjikondi: Jam pa fjalë, fshatarët ropaten për të mbijetuar nën këtë pushtet maskara

Brizida Gjikondi shprehet se ky pushtet bordet i mban si shushunja në trup të shqiptarve dhe nuk i përdor asnjëherë ato për të ndihmuar qytetarët.
Featured image of article: “Bordet janë si shushunja në trup të shqiptarve”/Juristja Gjikondi: Jam pa fjalë, fshatarët ropaten për të mbijetuar nën këtë pushtet maskara Juristja Brizida Gjikondi

Tiranë- Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar së fundit se qeveria e Edi Ramës ka braktisur shqiptarët, madje i grabit ata dhe nuk u jep as informacionin e nevojshëm. Në një postim në Facebook, ajo shprehet se çdo ministri ka me dhjetëra borde, por faqet në internet i kanë jashtë funksionit dhe shërbejnë vetëm për interesa farefisnore  dhe interesa për pushtet. Ajo thekson se qeveritarët dhe politikanët janë bashkë dhe janë kundër popullit.

“Nuk ka ligësi më ekstreme se kjo e Pushtetit Autoritar të Portalit .. ku dihet që cdo vendim, në çdo milimetër ushtrim pushteti e merr vetëm 1 PERSON .. kurse këta bëjnë gjoja sikur ngrejnë Borde që vendimet ti marrin me demokraci dhe kolegjialitet… çfarë hipokrizie, çfarë pa’shpirtësie… Ndërkohë shumë Borde sot .. i kishin faqet në internet jashtē funksioni.. turp na grabisin plus na diskriminojne dhe ofendojnë me mosdhënie informacioni dhe transparence.. pikërisht Ne.. gjakdhënësve të tyre..

Reagimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kam mbi dy orë që kërkoj për QINDRA Bordet që ky pushtet i mban si shushunja në trup të shqiptarve… Kam 2 orë që jam pa fjalë .. kam nje trishtim të thellë që shumë mirë mund të quhet dhimbje shpirti.. Sa erdha nga Maliqi dhe fshatrat përqark tij.. ku fshatarët e heshtur e dinjitozë rropaten për të mbijetuar nën këtë pushtet maskara.
Çdo Ministri ka me dhjetra Borde.. ajo e Bujqësisë.. pa fund, ajo e Financave po ashtu.. e Transporteve tmerr.. të gjitha pa përjashtim Borde.. Borde… Borde.. për mos folur edhe për Institucionet gjoja gjys të varura, Entet Publike.. etj etj.. biles sot hasa dhe Borde të çuditshme si Bordi i Mbikqyrjes Publike ose një tjetër që quhej.. Bordi i Administrimit Social dhe Punësimit .. oh sa tmerr shumë Borde .. dhe sa akoma më shumë tmerr emra.. lidhje farefisnore, gjinore, interesi me pushtetin..dhe pse ?! Për të grabitur ME LIGJ këtë çik vend të mjerë..  Po si ja u bën zemra xhanëm.. Si nuk nginjen.. si nuk pëlcasin ..
Nuk ka ligësi më ekstreme se kjo e Pushtetit Autoritar të Portalit .. ku dihet që cdo vendim, në çdo milimetër ushtrim pushteti e merr vetëm 1 PERSON .. kurse këta bëjnë gjoja sikur ngrejnë Borde që vendimet ti marrin me demokraci dhe kolegjialitet… çfarë hipokrizie, çfarë pa’shpirtësie…
Çdo anëtar Bordi është një qylaxhi mirënjohës pushteti në kurriz të një populli tejet të dërrmuar nga korrupsioni dhe qëniet pa Zot e Atdhe.
Kishte disa syresh që pushteti ja u kish bërë kriteret e ligjit si anëtarë ose kryetar Bordi fiks si kostum i qepur me porosi.. pasi formimi i tyre mediokër arsimor skish lidhje fare me Bordin që udhëhiqnin.. sa për rrogat.. lexova një tjetër tmerr… vetë Bordi.. caktonte rrogën dhe masën e shpërblimit të Bordit…  Ndërkohë shumë Borde sot .. i kishin faqet në internet jashtē funksioni.. turp na grabisin plus na diskriminojne dhe ofendojnë me mosdhënie informacioni dhe transparence.. pikërisht Ne.. gjakdhënësve të tyre..
p.s
Mos u merrni me 2 femrat e mediave por me fenomenin kriminal të Bordeve dhe Këshilltarve të pa vlerë e gjakpirës, me rotacion nga çdo krah i politikës, kështu do shpjegoni dhe heshtjen dhe teatrin e tyre… biles kishte syresh.. që edhe pse te PD LSI vazhdonin të hanin bukë shqiptari nëpër Borde..siç vazhdojnë të hanë dhe si Drejtorë e Drejtoresha të Bashkisë Tirane… Ata janë të gjithë bashkë kundër nesh.. Ne jemi vetëm..

J.V/Dosja.al 

Shto Koment