Sport

BOOM! Presidenti Perez gjen ‘sozinë’ e Modriç në Seria A

Gati oferta tunduese, “los blancos” ka gjetur pasuesin e kroatit në Milano
Featured image of article: BOOM! Presidenti Perez gjen ‘sozinë’ e Modriç në Seria A

SPANJE – Florentino Perez ka gjetur pasuesin e Luka Modriç në Serie A. Edhe pse po bën një sezon të shkëlqyeshëm, Florentino Perez dhe menaxherët e Realit kanë filluar ta kërkojë pasuesin e mesfushorit kroat.

Modriç ka luajtur 43 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 4 gola dhe ka bërë 6 asistime, mirëpo “los blancos” shikon përtej sezonit të ardhshëm. Si pauses i kroatit është piketuar 24-vjeçari italian Nicolo Barella, pjesë edhe e skuadrës “azzurra”.

Mesfushori nga Cagliari është bashkuar verën e kaluar me zikaltrit e Milanos për 28 milionë euro dhe është njëri nga lojtarët titullarë, i cili ka luajtur një rol të veçantë në fitimin e “Scudettos” te skuadra e Contes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Diariogol”, raporton se Real Madridi ka përgatitur ofertën prej 80 milionë eurove për të përfituar nga shërbimet e Barrellas, duke luajtur 43 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 3 gola dhe ka bërë 11 asitime për Interin, të cilit pritet t’i trokasë në derë një ofertë tunduese.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment