Aktualitet

Mijëra banorë në rrugë pas tërmetit, qeveria bllokon bonusin e qirasë

Prej ditës së tërmetit e deri sot janë kaluar 2 muaj, por duket se sistemimi i qytetarëve nuk ka marrë zgjidhje. Ata që ishin në hotele kanë dalë prej tyre e tashmë duhet të jetojnë në qiell të hapur.
Featured image of article: Mijëra banorë në rrugë pas tërmetit, qeveria bllokon bonusin e qirasë Banorët në çadra dhe pallat i shembur nga tërmeti

TIRANË- Tërmeti i 26 nëntorit 2019 rezultoi shkatërrues në Shqipëri, ku mijëra banorë humbën banesat e tyre, ose u janë dëmtuar e nuk mund të qëndrojnë në to. Pas tërmetit në kushtet e emergjencës mijëra banorë të prekur nga tërmeti u sistemuan në hotele e të tjerë në çadra.

Prej ditës së tërmetit e deri sot janë kaluar 2 muaj, por duket se sistemimi i qytetarëve nuk ka marrë zgjidhje. Ata që ishin në hotele kanë dalë prej tyre e tashmë duhet të jetojnë në qiell të hapur.

Banorët ankohen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti për bonusin e qirasë dhe tashmë detyrohet që të strehohen në çadra, ose të pagujnë vet hotelin. Dosja.al mëson se qeveria ka pezulluar dhënien e bonusit të qirasë, ku pas Durrësit probleme janë hasur dhe në Tiranë.

Bëhet me dije se qindra banorët qëndrojnë tek njësitë administrative për të marrë bonusin e qirasë, por prej 30 dhjetorit qeveria i ka bllokuar të gjitha fondet për bashkitë. Nuk dihet se sa do zgjasë kjo situatë, por banorët shprehen të shqetësuar me këtë situatë që rëndon akoma më shumë tragjedinë që i goditi në nëntor.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment