
Giorgio Chiellini është rikthyer pas në kohë autobiografinë e tij “Io, Giorgio”, duke kujtuar momentin kur Leonardo Bonucci la Juventusin për t’u transferuar te Milani.
“Ka qenë një zgjedhje e gabuar. Leo nuk ka qenë i bindur, nuk ka qenë i kthjellët. Ndihem keq, sepse e gjitha ka ndodhur në një javë që nuk jemi parë. Po të kishte ndodhur në një moment tjetër, unë do ta kisha bërë të arsyetonte. Edhe Conte na la kur unë nuk isha aty. Largohen kur nuk jam unë”, ka shkruar Chiellini në librin e tij.
“Leos i kam thënë se ishte gjitthçka e gabuar. Do ta kisha kuptuar po të kishte shkuar te Reali, por tek ai Milan?! Gjithsesi, fati ka dashur që të kthehej këtu te ne”.
M.P. / Dosja.al