Sport

I dha fund aventurës te kuq e zinjtë, Bonaventura ‘fjalë mjalti’ për Milanin: Kam jetuar një ëndërr, do të jeni gjithmonë në zemrën time

Giacomo Bonaventura përmes një statusi në Instagram postoi një video për të falenderuar klubin dhe fansat që e mbështetën gjithë këto vite.
Featured image of article: I dha fund aventurës te kuq e zinjtë, Bonaventura ‘fjalë mjalti’ për Milanin: Kam jetuar një ëndërr, do të jeni gjithmonë në zemrën time Giacomo Bonaventura

ITALI-Ish-futbollisti i Milanit, Giacomo Bonaventura përfundoi sezonin e tij të gjashtë dhe të fundit me kuqezinjtë. Përmes një statusi në Instagram ai postoi një video për të falenderuar klubin dhe fansat që e mbështetën gjithë këto vite. Në shkrimin përkrahë videos ai u shpreh se ka kaluar vitet më të bukura te Milani dhe se çdo gje i duket si një ëndërr.

“Faleminderit. Kam përjetuar një ëndërr. Vitet e kaluara në Milano kanë qenë një përvojë e paharrueshme. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam ndarë këtë aventurë fantastike: presidentë, menaxherë, trajnerë, shokë të skuadrës, mjekë dhe fizioterapistë. Faleminderim gjithashtu për të gjithë ata që punojnë “prapa skene” në Milano, ata janë motori i vërtetë i Milanit, falë tyre ndjehemi si në shtëpi çdo ditë, faleminderit të gjithë tifozëve të Milanit që na kanë mbështetur gjithmonë, në momentet më të mira dhe  të vështira: gjëmimi i “San Siros” është diçka e veçantë, të cilën nuk do ta harroj kurrë. Do të jeni gjithmonë në zemrën time !!” përfundoj Bonaventura postimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ho vissuto un sogno. Gli anni passati al Milan sono stati un’esperienza indimenticabile. Voglio ringraziare tutte le persone con cui ho condiviso questa fantastica avventura: presidenti, dirigenti, allenatori, compagni di squadra, medici e fisioterapisti. Grazie anche a tutti coloro che lavorano “dietro le quinte” a Milanello, sono loro il vero motore del Milan, grazie a loro ogni giorno ci sentiamo a casa, in famiglia. Grazie a tutti i tifosi milanisti, che ci hanno sempre sostenuto, nei momenti belli e in quelli più duri: il boato di San Siro è qualcosa di speciale, che non dimenticherò mai. Sarete sempre nel mio cuore !!

A post shared by Jack Bonaventura (@jackbonaventura) on


Giacomo Bonaventura u ble nga ekipi i Atalantës në 2014 për 7 milion euro, ku gjatë kohë së tij me fanellën milaneze fitoi Kupën e Italisë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment