Sport

Bomberi Polak, Piatek: “Objektivi kryesor me Milanin Liga e Kampionëve, shënova më shumë se Ronaldo”

Sulmuesi Polak Krzysztof Piatek shprehet i lumtur që ka shënuar më shumë se Ronaldo dhe objektivi i tij mbetet Liga e Kampionëve.
Featured image of article: Bomberi Polak, Piatek: “Objektivi kryesor me Milanin Liga e Kampionëve, shënova më shumë se Ronaldo” Sulmuesi Krzysztof Piatek

Milani duket se të vetmin lojtar të sigurtë në ekipin e tij ka bomberin polak, Krzysztof Piatek që në dy vite qëndrim ka shkëlqyer.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” Piatek është shprehur se qëllimi kryesor për atë dhe drejtuesit e Milan është të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Objektivi kryesor është të luaj në Ligën e Kampionëve, ndjej keqardhje të madhe që nuk e kam arritur akoma,”-shprehet Piatek.

Kur mbërrita në Itali, cili do të besonte se do të shënoja më shumë se CR7 … Por unë dua të përmirësohem dhe të bëhem golashënues i lartë. Unë do të bëj gjithçka për të arritur sukses “.-sulmuesi tregon atë që di të bëj më mirë.

Në karrierën time  babai është një figurë kyçe: “Ai më mësoi të punoja shumë. Ekzistenca e tij ka qenë gjithmonë e rëndësishme. Ai është trajner i parë i jetës sime, shumë cilësi të karakterit tim vijnë nga figura e tij “- shprehet ndër të tjera Piatek.

Numri 9? “Jam i lumtur që e kam në shpatullat e mia. Nga 1 te 10 unë jam i lumtur 11. Numri 9 është shumë i rëndësishëm për një sulmues, më të mirët e kanë atë. Unë nuk besoj në bestytni dhe për mua ky numër është normal. Nuk më tremb. Unë gjithmonë kam arritur të përmirësoj veten”, – përfundoi sulmuesi i Milanit.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment