Sport

“Bomberi” i Kosovës drejt Premier League, klubi anglez bind Fenerbahçen me 20 mln euro

Trajneri Slaven Bilic ka gati 20 mln euro për Muriqin, të cilin thuhet se e ka ndjekur prej dy vitesh
Featured image of article: “Bomberi” i Kosovës drejt Premier League, klubi anglez bind Fenerbahçen me 20 mln euro Vedat Muriqi

Vedat Muriqi nuk është futbollist revistash apo rrjetesh sociale. Ai punon fort dhe tregon veten me statistika të qarta. Golat janë hobi i tij.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës duket se do të kalojë në Angli në sezonin e ardhshëm. West Bromwich e kërkon me ngulm. Sipas medias turke Fanatik, sulmuesi i Fenerbahçes ka njoftuar drejtuesit se do të largohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klubi anglez është gati të shesë dhe lojtarë të tjerë për të bindur homologët e klubit turk. Ata me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Premier League. Trajneri Slaven Bilic ka gati 20 mln euro për Muriqin, të cilin thuhet se e ka ndjekur prej dy vitesh.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment