Politike

Bombat e Tiedes, Rama: Pse s’u hetuan këto përgjime, antena u vu mbi shtabin e PS

Reagimi i Ramës vjen një ditë pasi Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 10 përgjime të reja për dosjen 184.

TIRANE- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se përgjimet e BILD po e kryejnë më së miri atë plan për të cilin është vendosur. Kryeministri tha se bisedat janë  të dala nga konteksti dhe se PD ka qenë e koordinuar me gazetën gjermane.

Rama tha:  Iu them shqiptarëve, bëni një film me mendjen tuaj, se gjithçka flisni në telefon të dilte në televizor. Gjithçka tingëllon ndryshe kur del nga konteksti. Ato përgjime po e kryejnë funksionin e tyre për atë që janë bërë. Në një betejë zgjedhore ku ishte instaluar e gjithë PD, me gjithë deputetët dhe me grupe që ushtronin dhunë dhe presion. Jemi në kushtet kur vënë antena mbi shtabin e PS dhe jo mbi palën tjetër. U bënë si këto si ato, pse nuk u hetua, pse nuk u veprua. Pse s’doli asnjë urdhër për të arrestuar dikë në flagrancë. Pse dolën në Gjermani, pse dolën tani? Si shpjegohet që lajmet e Gjermanisë, i pararend Çim.neti i Shqipërisë. 

Reagimi i Ramës vjen një ditë pasi Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment