Politike

BOMBA e Petro Koçit dhe denoncimet e Braçes, Spiropali: Është normale, jep gjallëri, po bëjmë dhe Opozitën

E ftuar në emisionin ‘Java në RTSH’, Spiropali tha se këto ankesa dhe denoncime janë të shëndetshme. Sipas ministers, kjo gjë tregon se PS-ja ka gjallëri e Opozitëbrenda saj ku diskutohen edhe vendimet e marra nga njëri-tjetri.
Featured image of article: BOMBA e Petro Koçit dhe denoncimet e Braçes, Spiropali: Është normale, jep gjallëri, po bëjmë dhe Opozitën Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali i ka konsideruar si një Opozitë brenda Partisë Socialiste denoncimin e fortë të bërë nga Petro Koçi për tenderat në Fier dhe ankesat e zëvendës kryeministrit Erion Braçe për ndërtimet në Tiranë që i adresohen kryebashkiakut Erion Veliaj.

E ftuar në emisionin ‘Java në RTSH’, Spiropali tha se këto ankesa dhe denoncime janë të shëndetshme. Sipas ministers, kjo gjë tregon se PS-ja ka gjallëri e Opozitëbrenda saj ku diskutohen edhe vendimet e marra nga njëri-tjetri.

Pjesë nga biseda:

Elisa Spiropali: Është normale. Mumifikimi do të ishte problem, është e shëndetshme që kësaj periudhe në mungesë të një Opozite të vërtetë kemi bërë dhe Opozitën. Është e shëndetshme të vihen në diskutim vendime, të ketë gjallëri. Mumifikimi që ndodh në krahun tjetër është problem.

Preç Zogaj: Ju lutem se jemi në një studio që kanë kaluar kritikat e Bashës me radhë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Elisa Spiropali: Po flasim për një parti që nuk ndryshon kryetar, nuk e ndryshojnë.

Më 16 korrik, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi.

Ndërsa zëvendës kryeministri Erion Braçe publikonte video të kantiereve të ndërtimit, krahas të cilave shkruante se nuk mund të flinte nga çmenduria e zhurmës. Sigurisht këto ankesa i drejtohen Bashkisë Tiranë, të drejtuar nga Erion Veliaj që është i vetmi institucion që jep lejet e ndërtimit dhe vëzhgon ato.

(F.m/dosja.al)

2 Komente në “BOMBA e Petro Koçit dhe denoncimet e Braçes, Spiropali: Është normale, jep gjallëri, po bëjmë dhe Opozitën

  1. Sa e zgjuar je i kapa me dore mos te te ha me sy

  2. E zgjuar dhe e bukur thuaj .Sa vjen edhe rinohet me leket tona thuaj

Shto Koment