Politike

“Boll tani, o Erion boll edhe ti”/ Rama i përvishet Veliajt para banorëve, tensionohet dhe mbyll takimin (VD)

Tensionohet Rama pas kërkesave me banorët e Kombinatit, mbyll takimin.

Tiranë- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime në Kombinat të Tiranës me banorët e prekur nga tërmeti.

Në një moment Rama nuk është përmbajtur pasi banorët i kanë kërkuar llogari se ku të strehohen, sa kohë që pallateve të tyre iu është vënë shiriti.

Në këtë moment Rama i ka kërkuar Veliajt të pushojë, teksa ky i fundit ishte i largur nga shiu dhe fliste me banorët.

“Boll tani, o Erion boll edhe ti, më lini që të flas. Shkoni te të afërmit, nëse nuk doni të shkoni në qendrat sociale, mos flini nëpër makina, se do tiu bëhet mendja si makinë e prishur”, u shpreh Rama i revoltuar.

Rama sot pas debateve me banorët, të cilët i janë shprehur se nuk kanë ku të qëndrojnë dhe duhet të futen në banesat e tyre, ka mbyllur takimin në Kombinat dhe është larguar i revoltuar.

50 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur.  Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate të ditës së djeshme në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment