Showbiz

“Boll moj e puthe”, Arbana Osmani zgjohet e lumtur me mysafirin e ri në Turqi, mamaja e kritikon (VIDEO)

Arbana Osmani ka postuar një video të ëmbël ku bashkë me Jonin përkëdhelin një mace që kanë takuar rastësisht në resortin ku po kalojnë pushimet.
Featured image of article: “Boll moj e puthe”, Arbana Osmani zgjohet e lumtur me mysafirin e ri në Turqi, mamaja e kritikon (VIDEO) Moderatorja, Arbana Osmani me të ëmën.

TURQI – Arbana Osmani ndodhet me pushime në Turqi bashkë me familjen e saj. Me djalin Jon kanë gjetur një mace gri. Të ulur në gjelbërimin e natyrës, të sapozgjuar nga gjumi, Arbana dhe Jon përkëdhelin macen.

“U zgjuam me një mysafir të ri në vilën tonë,”– shkruan Arbana Osmani përkrah videos së postuar.

Mirëpo, teksa Arbana e puth disa herë macen, në sfond dëgjohet zëri i nënës së saj që e kritikon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Boll moj, boll e puthe,”- i thotë mami Arbanës.   

Videoja e publikuar nga Arbana Osmani:

(R.L/Dosja.al)    

Shto Koment