Politike

“Boll me fyerje dhe sulme ordinere”, Basha i përgjigjet Ramës për qiratë: Subvencionoi, ‪anulo MENJËHERË koncesionet

Basha i përgjigjet Ramës për Aktin Normativ të qirave. Kreu i PD: Mos fyej dhe mos sulmo opozitën se nuk mbushen xhepat e shqiptarëve. Basha kërkon që qeveria të anulojë dhe koncensionet.
Featured image of article: “Boll me fyerje dhe sulme ordinere”, Basha i përgjigjet Ramës për qiratë: Subvencionoi, ‪anulo MENJËHERË koncesionet Lulzim Basha, kreu i PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama për Aktin Normativ për ndalimin e pagesës së qirave. Në një reagim për mediat, Basha është shprehur se qeveria duhet të subvencionojë qiradhënësit njësoj si ka bërë dhe Kosova.

Kreu i PD më tej shton se Rama duhet të ndalojë sulmet dhe fyerjet për opozitën, pasi sipas tij këto  nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve. Basha shton se koha nuk pret dhe qeveria duhet të anulojë menjëherë koncensionet.

Për tju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve.‬

‪Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Cfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve. ‬‪Qeveria të anullojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret!“, shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reagimi i Bashës, vjen një ditë pasi Kryeministri njoftoi se do të ndalohen pagesat e qirave për bizneset e vogla, studentët dhe për të gjithë familjarët të regjistruar në punë, por që kanë ndaluar punën për shkak të masave të marra nga koronavirusi. Vendimi u botua sot në Fletoren Zyrtare, dhe për të ka reagime nga të gjitha palët. Shumë pronarë e kundërshtojnë, bashkë me opozitën, ndërsa qiramarrësit ndihen më të lehtësuar. Rama i quajti “të babëzitur” të gjithë ata qiradhënës që kërkojnë paratë në një kohë ‘lufte’, ndërsa PD akuzon Ramën për propagandë pasi sipas demokratëve shumë qytetarë qiranë e kanë të vetmin burim financiar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment