Aktualitet

“Boll me broçkullat e maskave, nuk luftohet COVID me topa lecke”/ Erion Dasho “i përvishtet” Komitetit të Ekspertëve: Bëni detyrat e shtëpisë, gjurmoni rastet

Mjeku Dasho thekson se në Gjermani të gjithë qytetarët mbajnë maska, por sërish ka shpërthime të COVID-19. Ai i bën thirrje MSH-së dhe Komitetit të Ekspertëve që të punojnë dhe të gjurmojnë rastet.
Featured image of article: “Boll me broçkullat e maskave, nuk luftohet COVID me topa lecke”/ Erion Dasho “i përvishtet” Komitetit të Ekspertëve: Bëni detyrat e shtëpisë, gjurmoni rastet Komiteti i Ekspertëve dhe Erion Dasho

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka theksuar se mbajtja e maskave nga ana e qytetarëve ka një rol periferik në parandalimin e COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve që të bëjnë “detyrat e shtëpisë”, pasi sipas tij kjo luftë nuk fitohet me topa lecke. Mjeku thekson se duhet të krijohet një sistem për testuar, gjurmuar dhe trajtuar të prekurit me koronavirus.

Postimi i plotë:

STATUSI I FUNDJAVËS, 8.08.2020. NJË LUFTË ME TOPA LECKE. Përsa i takon zbatimit të ligjeve, është e vështirë të gjesh një vend më të rregullt se Gjermania. Të paktën në Europë. Zbatimi i masave anti-COVID nuk bën përjashtim. Përdorimi i maskës në çdo mjedis të mbyllur dhe respektimi i distancimit fizik është bërë tashmë pjesë e sjelljes së çdo qytetari gjerman. Kur shihet një person pa maskë në një mjedis të mbyllur, nënkuptohet se nuk ke përballë një shkelës ligji, por një person që e ka kaluar dhe tashmë është shëruar prej COVID-it.

DHE PËRSËRI GJERMANIA KA HERË PAS HERE SHPËRTHIME TË RASTEVE ME COVID! Për adhuruesit e maskave, sidomos në vende si Shqipëria, kjo situatë është paradoksale. Në se Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve, mjekë dhe politikanë të veçantë po i përgjërohen popullit të “pabindur” shqiptar që të mbajë maskën “shpëtimtare”, pse Gjermania, vendi ku gjithkush mban maskë, ka sërish shpërthime të COVID-it?

Përgjigja është e thjeshtë:

MASKA ËSHTË NJË MASË E NEVOJSHME, POR ASPAK E MJAFTUESHME PËR TË PARANDALUAR COVID-IN!!! NË SE MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE NUK “BËJNË DETYRAT E SHTËPISË” MBAJTJA E MASKAVE NGA QYTETARËT KA VETËM NJË ROL PERIFERIK NË PARANDALIMIN E COVID!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjermania nuk e kontrollon COVID-in sepse qytetarët gjermanë mbajnë maska, por sepse Gjermania zbaton në mënyrën më shkencore të mundshme përafrimin tashmë të gjithëpranuar Testo-Gjurmo-Trajto, madje edhe Testo-Gjurmo-Izolo!

Gjermania nuk bën 14 mijë teste për një milion banorë, por 110 mijë! Gjermania nuk gjurmon me çantë si në shekullin e 19-të, por me një nga aplikacionet më të sakta në botë! Gjermania nuk e lë trajtimin në duar të “heronjve”, por të sistemeve! Gjermania nuk shton kapacitetet e kujdesit intensiv me fjalë, por me vepra! Gjermania nuk i ka lënë fatet e epidemisë në dorë të amatorëve dhe të paaftëve, por në dorë të Robert Koch Institute!

TË NDERUAR QEVERITARË, MINISTRA, MADJE EDHE KOLEGË! BOLL ME BROÇKULLAT E MASKAVE, SEPSE COVID NUK LUFTOHET ME TOPA PREJ LECKE! SHTROJUNI PUNËS DHE KRIJONI NJË SISTEM TË AFTË TË TESTOJË, GJURMOJË DHE TRAJTOJË! NJË SISTEM QË T’A BAZOJË PUNËN JO TEK FOLKLORIZMI DHE PATETIZMI, POR TEK TË DHËNAT E SURVEJANCËS EPIDEMIOLOGJIKE, TË PRAKTIKAT MË TË MIRA TË BOTËS DHE TEK MENDIMI I KUALIFIKUAR MJEKSOR! DHE KUR POPULLI SHQIPTAR DO TË SHOHË SE JENI SERIOZË NË PËRPJEKJET PËR KONTROLLIN E COVID, DO TË MBAJË MASKËN DHE DO TË RESPEKTOJË KËSHILLAT TUAJA! ASHTU SI POPULLI GJERMAN! ATËHERË COVID-I DO TË VENDOSET NË KONTROLL EDHE NË SHQIPËRI!

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid-19. Sakaq, është shënuar një tjetër viktimë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 122 qytetarë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment