Aktualitet

“Boksieri zbriti të urinonte”/ Si e ndoqën me dy makina anëtarët e klanit Duka Santiago Malkon, Teta: Nuk kam lidhje me këtë punë! ‘Kapoja’ dha urdhër: Ndiqni ‘Golf’-in

EKSKLUZIVE
Ajo që bie në sy, nga pamja e kamerave të SHISH me fushëpamje drejt hyrjes së spitalit Pediatrik dhe kryqëzimit të njohur si “Oxhaku” është se para derës, kalon BMW X5, nga i njëjti drejtim dhe para të njëjtit vend shfaqet Volkzvagen Golf 5. Kjo e fundit, tërheq vëmendjen, pasi mban hapur edhe dy mbrojtëset e diellit, pavarësisht se kishte rënë nata. Në këtë automjet, tip ‘Volkszvagen Golf 5” me targë AA221 XB, pronë e Ervis Metanit, ndryshe i njohur si Visi i Vogël, kanë hipur Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga, Dritan Agaj e Fatmir Hyseni.
Featured image of article: “Boksieri zbriti të urinonte”/ Si e ndoqën me dy makina anëtarët e klanit Duka Santiago Malkon, Teta: Nuk kam lidhje me këtë punë! ‘Kapoja’ dha urdhër: Ndiqni ‘Golf’-in Klani Duka, Santiago Malko dhe Blendi Teta

TIRANË– Pamje e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë zbardhur ndjekjen e Santiago Malkos nga Blendi Teta dhe anëtarët e klanit Duka, natën e vrasjes. Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al, kamerat e sigurisë të një tabakinoje, kanë pikasur Santago Malko, që udhëtonte në makinën e tij “BMW X5”, e cila ndiqej nga dy mjetet e tjera, nga Skoda Romster dhe Volksvagen Golf 5, dhe personat që ndodheshin brenda tyre e kanë vëzhguar deri në orën 20:55.

Ajo që bie në sy, nga pamja e kamerave të SHISH me fushëpamje drejt hyrjes së spitalit Pediatrik dhe kryqëzimit të njohur si “Oxhaku” është se para derës, kalon BMW X5, nga i njëjti drejtim dhe para të njëjtit vend shfaqet Volkzvagen Golf 5. Kjo e fundit, tërheq vëmendjen, pasi mban hapur edhe dy mbrojtëset e diellit, pavarësisht se kishte rënë nata. Në këtë automjet, tip ‘Volkszvagen Golf 5” me targë AA221 XB, pronë e Ervis Metanit, ndryshe i njohur si Visi i Vogël, kanë hipur Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga, Dritan Agaj e Fatmir Hyseni.

Ndërsa, automjeti tip “Skoda Roomster” ka lëvizur në rrugë pas automjetit Volkszagen golf 5, duke qarkulluar në rrugën tek IKV-ja, deri tek Komisiariati i Policisë nr,4, tek ka dëgjuar Leonard Dukën t’i thoshte Ilir Selmanit të ndiqte Golfin.

Dhe kështu bënë. Ata ndoqën ‘Golf”-in dhe nga shkolla e Bashkuar e Oxhaku kanë dalë në rrugën “Kongresi i Manastirit” në drejtim të SHISH e spitalit nr.5. Të ndodhur para Spitalit të fëmijëve, dëgjoi njërin prej vëllezërve Duka që i tha shoferit, “ktheje se ka parkuar tek kazanët”. Makina u kthye sërish në drejtim të spitalit nr.5 kur dëgjoi Ilir Selmanin tek tha “Ja tek është X5-a”, duke bërë me shenjë drejt makinës së Santiago Malkos, që ishte parkuar në anë të djathtë të rrugës afër një stacioni autobuzësh në rrugën “Kongresi i manastirit”.

Në këtë automjet nuk kishte njeri, por vëllezërit Duka vendosën që makinën ta linin me drita ndezur dhe të prisnin aty. Ndërsa qëndronin aty, Teta deklaron se ka zbritur nga makina për të pirë një cigare dhe se i ka thënë Leonardit se do largohej se “nuk kishte lidhje me këtë punë”. Sipas tij, kuptoi se nga mënyra si po veprohej, diçka pritej të ndodhte. Ende pa u larguar, Teta deklaron se pa Ilir Selmanin, e njohur si ‘boksieri’, që zbriti nga makina dhe shkoi deri në fund të oborrit të Spitalit (për të urinuar), doli nga aty sërish në rrugë kryesore dhe ndaloi tek një kioskë ngjitur me rrethimin e spitalit për të blerë diçka. Më tej, deklaron se vetë hipi në një taksi që e çoi deri në rrugën “Don Bosko”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nga kqyrja e pamjeve nga kamera e Tabaço Shop, vërehet BMW në lëvizje që ndihet pas nga Skoda Romster dhe Volkszvagen Golf 5. Pamjet nga kamerat e market 24 orë, vërehet Volkzvagen; subjekti Fatmir Hyseni në supermarket dhe suvbjekti Santiago Malko deri ora 20:55.  Pamje nga kamera e vërehet lëvizje e BMW-së, e Volkzvagen Golf dhe e Skoda Romster deri ora (20:54). Pamje nga kamerat e SHISH me fushëpamje drejt hyrjes së spitalit Pediatrik dhe kryqëzimit të njohur si “Oxhaku” para derës së SHISH vërehet të kalojë BMW, X5, nga i njëjti drejtim dhe para të njëjtit vend shfaqet Volkzvagen Golf 5, tërheqe vëmendjen mbajtja hapur e dy mbrojtëseve të diellit. Në automjetin tip ‘Volkszvagen Golf 5” me targë AA221 XB, pronë e Ervis Metanit, ndryshe i njohur si Visi i Vogël, kanë hipur Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga, Dritan Agaj e Fatmir Hyseni. Automjeti tip “Skoda Roomster” ka lëvizur në rrugë pas automjetit Volkszagen golf 5, duke qarkulluar në rrugën tek IKV-ja, dei tek Komisiariati i Policisë nr,4, tek ka dëgjuar Leonard Dukën ti thoshte Ilir Selmanit të ndiqte Golfin. Nga shkolla e Bashkuar e Oxhaku kanë dalë në rrugën “Kongresi i Manastirit” në drejtim të SHISH e spitalit nr.5. Të ndodhur para Spitalit të fëmijëve, dëgjoi njërin prej vëllezërve Duka që i tha shoferit, “ktheje se ka parkuar tek kazanët”. Makina u kthye këtu sërish në drejtim të spitalit nr.5 kur dëgjoi Ilir Selmanin tek tha “Ja tek është X 5-a”, duke bërë me shenjë drejt një makine BMW X5 ngjyrë të zezë të parkuar në anë të djathtë të rrugës afër një stacioni autobuzësh në rrugën “Kongresi i manastirit”. Në këtë automjet nuk ikishte njeri. Këtu vëllezërit Duka i kërkuan Ilir të ndalonte makinën (ndezur), para hyrjes së një kantieri ndërtimi. Nga vëllezërit Duka u “vendos” të qëndronin këtu. Ndërsa qëndronin këtu, deklaron se ka zbrit nga makina për të pirë një cigare dhe se i ka thënë Leonardit se do largohej se “nuk kishte lidhje me këtë punë”. Sipas tij, kuptoi se nga mënyrë si po veprohej, diçka pritej të ndodhte. Ende pa u larguar, pa Ilir Selmanin që zbriti nga makina dhe shkoi deri në fund të oborrit të Spitalit (për të urinuar), doli nga aty sërish në rrugë kryesore dhe ndaloi tek një kioksë ngjitur me rrethimin e spitalit për të blerë diçka. Më tej, deklaron se vetë hipi në një taksi që e çoi deri në rrugën “Don Bosko”,”- shkruhet në materialin e dosjes së mbyllur.

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga,  Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(f.g;f.m/dosja.al)

Shto Koment