
TIRANË- Boksieri shqiptar, Florian Marku mund ta kete kaluar me sukses koronavirusin. Ka qene vete ai qe e ka njoftuar kete nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij të Facebook, teksa ka shkruar se prej 13 ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, Marku tregon se është ngritur në këmbë dhe gëzon shëndet të plotë. “Nuk e di a kalova ate koronavirus opo jo, por kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe I këputur.
Tani ndjehem shumë me mirë dhe kam filluar stervitjen në shtëpi. Ju pershendes te gjithve dhe ju uroj shëndet e rrini në shtëpi kujdesuni per veten tuaj por edhe per familjarët tuaj qe keni afer mos dilni. Beni durim”, shkruan Marku në Facebook.
(E.Ç. Dosja.al)