Showbiz

Bojkotohet filmi i animuar ‘Mulan’, shkak bëhet aktorja protagoniste

Komentet e saj të bëra në 2019-n dolën sërish në sipërfaqe pas publikimit të “Mulan”.
Featured image of article: Bojkotohet filmi i animuar ‘Mulan’, shkak bëhet aktorja protagoniste Mulan

SHBA– Riprodhimi ne film i Mulan po përballet me thirrje për bojkot, pasi ylli i saj shprehu mbështetje për forcën policore të Hong Kongut.

Aktorja kineze Liu Yifei, një qytetare tashmnë dhe amerikane, ripostoi një koment pro policisë në platformën kineze të mediave sociale Weibo.

Liu kishte ndarë një postim nga gazeta e qeverisë së Pekinit, People Daily ku shkruante:

Unë gjithashtu mbështes policinë e Hong Kongut. Mund të më rrihni tani. Cfarë turpi për Hong Kongun”.

Komentet e saj të bëra në 2019-n dolën sërish në sipërfaqe pas publikimit të “Mulan”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shumë njerëz besojnë se forcat policore po kontrollojnë njerëzit që protestojnë dhe po përpiqen të shtypin protestat për demokracinë. Aq më tepër që Liu është shtetase amerikane.

Nëse mbështet të drejtat e njeriut, nëse urren dhunën policore, nëse mendon se artistët, aktorët dhe kompanitë duhet të kenë përgjegjësi sociale, nëse respekton aziatikët, bojkoto Mulan,” shkruan një tjetër.

Së fundmi Hong Kongu po përballet me tensione të ngritura ku protestat të dhunshme pro-demokracisë po ndodhin në vend.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment