Aktualitet

“Bojkoto Samir Manen”, të rinjtë e OP protestë duke pedaluar në Tiranë: Me minartorët e Bulqizës (VD)

Ata kanë bërë thirrje në kor “Me minatorët e Bulqizës”, “Bojkotoni Samir Manen” dhe u shprehën se kjo formë proteste ka ardhur pas dhunës që ata pësuan në TEG.
Featured image of article: “Bojkoto Samir Manen”, të rinjtë e OP protestë duke pedaluar në Tiranë: Me minartorët e Bulqizës (VD) Protesta

TIRANË- Një grup të rinjtë nga Organizata Politike, kanë përshkuar disa rrugë të Tiranës me biçikleta, duke mbajtuar në duar pankarta kudnër Samir Manes.

Ata kanë bërë thirrje në kor “Me minatorët e Bulqizës”, “Bojkotoni Samir Manen” dhe u shprehën se kjo formë proteste ka ardhur pas dhunës që ata pësuan në TEG. “Sidoqoftë, kauza e drejtë dhe mbështetja që lexojmë në sytë e mijëra qytetarëve të ndershëm na japin kurajë dhe na mbushin me entuziazëm për ta vazhduar deri në fund misionin tonë”, shkruhet në njoftim.

POSTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me minatorët e Bulqizës! Sot në mesditë një grup aktivistësh të Organizatës Politike pedaluan nëpër Tiranë duke ekspozuar parulla dhe hedhur thirrje në mbështetje të minatorëve të Bulqizës dhe kundër kryeoligarkut Samir Mane.

Dhuna e këtij të fundit nuk njeh kufij. Ajo shtrihet nga miniera e Bulqizës deri te dhomat e torturës në TEG, nga instrumentalizimi i institucioneve shtetërore deri te blerja e mediave. Sidoqoftë, kauza e drejtë dhe mbështetja që lexojmë në sytë e mijëra qytetarëve të ndershëm na japin kurajë dhe na mbushin me entuziazëm për ta vazhduar deri në fund misionin tonë. #BojkotoSamirManen

Pak ditë më parë në qendrën tregtare TEG, aktivistët e Organizatës Politike zhvilluan një aksion simbolik kundër biznesmenit Samir Mane, ku shpërndanë fletushka të vogla që vinin në mbrojtje të minatorëve, të Bulqizës të cilët janë prej javësh në një betejë me pronarin e “Albchrome”, Samir Mane. Frenklin Elini, Enriko Peçuli dhe Bislim Lakna, ndodhen ende në Polici.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment