Politike

Bojkoti për Këshillin Politik/ Rudina Hajdari: Show, truk i PS-së për ti mbajtur listat e mbyllura

VIDEO
Përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshill, Hajdari tha se PD e PS duan t'i mbajnë listat të mbyllura.
Featured image of article: Bojkoti për Këshillin Politik/ Rudina Hajdari: Show, truk i PS-së për ti mbajtur listat e mbyllura Rudina Hajdari
Përditësuar:

TIRANE-Rudina Hajdari pas daljes nga mbledhja e Këshillit Politik është shprehur se ajo që u diskutua brenda ishte thjesht një truk politik nga ana e Partisë Socialiste për ti mbajtur listat e mbyllura. Përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshill, Hajdari tha se PD e PS duan t’i mbajnë listat të mbyllura.

‘Listat do të jenë totalisht të mbyllura, i bëj thirrej Partisë Demokratike pasi po bën një hap mbrapa. Ajo që po bëjnë sot është një truk për ti mbajtur listat e mbyllura, i them PS-së që të reflektojë për propozim. Ndjesë por është një gjë që duhet çuar deri në fund. Po luftoj që listat të jenë të hapura. Ajo që është e rëndësishme këtu është që të të çojmë përpara betejën për listat e hapura. Jam në këshill për këtë qëllim‘- është shprehur Hajdari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita e bashkuar ka bojkotuar sot mbledhjen e Këshillit Politik, pas depozitimit të draftit të ri të Partisë Socialiste ku pranohet pjesërisht kërkesa e PD e LSI për hapjen 100% të listave, por kushtëzohet hapja me votimin preferencial. PS në një draft të ri, kërkon renditje preferenciale të kandidatëve nga votuesit në lista, e po ashtu edhe pragun 3% për koalicionet dhe partitë. PD e quan këtë ndërhyrje të PS, një ndryshim të rregullave të lojës, duke kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. PS thotë se OSBE jep mendime për produkte konkrete, ndërsa PD e LSI u larguan nga mbledhja.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment