Sport

Bojkoti/ Olsi Rama: S’jam dakort që të falen borxhet, s’di si u licensua Tirana me 800 milionë, këtu Presidentët i shtrijnë këmbët më shumë se ç’kanë jorganin

Olsi Rama shtoi se Presidentët në Shqipëri i ‘shtrijnë këmbët shumë më gjatë se ç’është jorgani’ dhe se pagat e lojtarëve janë krejtësisht përtej mundësive. Olsi Rama u shpreh se Liga duhet të përgatitet me ekspertë fiskalë për t’u ulur me Ministrinë e Financave dhe për të realizuar ato ndryshime të mjaftueshme.
Featured image of article: Bojkoti/ Olsi Rama: S’jam dakort që të falen borxhet, s’di si u licensua Tirana me 800 milionë, këtu Presidentët i shtrijnë këmbët më shumë se ç’kanë jorganin Olsi Rama

TIRANË– Drejtori i klubit të Partizanit Olsi Rama është shprehur se nuk shikon dritë në fund të tunelit përsa i përket bojkotit të Ligës së Futbollit. I ftuar në studion e “Sport News”, Rama tha se ai vetë është kundër plotësimit të një prej pikave që kërkojnë futbollistët, ajo e faljes së borxheve dhe kamatvonesave.

Olsi Rama shtoi se Presidentët në Shqipëri i ‘shtrijnë këmbët shumë më gjatë se ç’është jorgani’ dhe se pagat e lojtarëve janë krejtësisht përtej mundësive. Olsi Rama u shpreh se Liga duhet të përgatitet me ekspertë fiskalë për t’u ulur me Ministrinë e Financave dhe për të realizuar ato ndryshime të mjaftueshme.

“Unë jam kundër faljes së borxheve dhe kamatvonesave. Presidenët këtu i shtrijnë këmbët më shumë i gjatë seç është jorgani. Edhe pagat e lojarëve janë përtej mundësive. Flamurtari ka borxh më shumë 1.3 miliardë lekë, Vllaznia ka 1.1 miliardë lekë. Tirana e ka ca 800 milionë. Kjo tregon se klubet s’kanë ecur si biznes, kanë rritur artificialisht rrogat për të sfiduar njëri-tjetrin. Ishte për të ardhur keq. Në sezonin e kaluar vetëm 5 ekipe mund të licencoheshin dhe të luanin në kupat e Europës. Unë se di si u licencua Tirana me 800 milionë lekë borxhe. Mund të bësh akord me tatimet për shumë gjëra, por jo për borxhet. Është një rrëmujë e gatuar së bashku. Presidentët bëjnë gabime me pasion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani nuk shoh dritë në fund të tunelit. Të gjihtë të qartësohen, të jenë mendjehapur. Do të më vinte keq të digjej sezoni, por besoj që është herët të flasim për djegie të sezonit. Ideja që te zgjidhja varet nga personazhet e Ligës. Njëri kërkon kryeministrin, tjetri të takohet me Fidel Yllin. Liga të përgatitet me ekspertë fiskalë për t’u ulur me Ministrinë e Financave për të realizuar ato ndryshime të mjaftueshme,”– u shpreh Olsi Rama.

Ndërkohë bojkoti vijon. Liga e Futbollit kërkon që qeveria të miratojë një ligj për sponsorizimet sipas propozimit të klubeve, përfshirjen e çdo aktiviteti ekonomik të futbollit me TVSH-në e reduktuar në masën 6 për qind, anulimin e gjobave e kamatëvonesave për detyrimet fiskale të prapambetura, dhe përjashtimin nga tatimi të të ardhurave të futbollistëve me 10 vjet, jo me 2 vjet sipas vendimit të qeverisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment