Politike

Bojkoti i seancës së kaluar, Gjuzi akuzon Ruçin: Nuk i dhe fjalën Murrizit, përgjigjet e kryetarit të Kuvendit: Zbatova rregullore

VIDEO
Ka nisur me replikë seanca parlamentare, mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kreut te Kuvendit, Gramoz Ruçi. Shkak për replikën ishte bojkoti i seancës nga opozita herën e kaluar.
Featured image of article: Bojkoti i seancës së kaluar, Gjuzi akuzon Ruçin: Nuk i dhe fjalën Murrizit, përgjigjet e kryetarit të Kuvendit: Zbatova rregullore Gramoz Ruçi dhe Kujtim Gjuzi

TIRANË -Seanca parlamentare e ditës së sotme, nisi me një replikë midis kreut të Koservatorëve, Kujtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Shkas ishte bojkoti i opozitës gjatë seancës së kaluar. Gjuzi akuzoi Ruçin, se e gjitha ndodhi, pasi nuk iu dha fjala deputetit Myslim Murrizi. Nga ana tjetër, Ruçi u përgjigj, se kishte respektuar rregulloren.

Gjuzi-Në rregullore ju keni të drejtë ti jepni fjalën deputetëve dhe të mos mbivendosni fjalën. Seancën e kaluar pati një reagim të ashpër të deputetëve në Kuvend. Ajo që solli ate përshtjellim ishte momenti kur ju nuk dhatë fjalën Myslim Murrizit dhe ndodhi që në rastet kur kishte diskutime të rëndësishme. Do tju lutesha që të mos ndodhi më.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ruçi-Unë zbatoj vetëm rregulloren. Kushdo që ka kontestime, ka institucione Kuvendi ku mund të paraqisni ankimet tuaja Ju mund të përdorni të gjith mekanizmat. Askush ska të drejta të pakufizuara dhe unë thjesht ju dëgjoj këtu jam.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment