Blog

Boiken Abazi: Vetëvendosje s’është reklamë boshe, s’mund të duash lëvizjen e të heshtësh për PPP

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është reklamë boshe për mallra konsumi, por një projekt i qartë me parime që i thërret qytetarët në angazhim.
Featured image of article: Boiken Abazi: Vetëvendosje s’është reklamë boshe, s’mund të duash lëvizjen e të heshtësh për PPP Boiken Abazi, kryetar i qendres se VV ne Shqiperi

Nuk mund ta duash Lëvizjen VETËVENDOSJE! pa dashur programin e saj. Lëvizja nuk ekziston për veten e vet, por për të çuar përpara disa tema e qëndrime qe janë për qytetarët, për publiken e për kombin shqiptar.

Nuk mund ta duash Lëvizjen dhe të mos thuash kurrë qoftë dhe një fjalë publikisht kundër copëtimit të Kosovës dhe njerëzve si Baton Haxhiu që kanë bërë çmos për këtë copëtim.

Nuk mund ta duash Lëvizjen dhe të mos kundërshtosh taksën në Rrugën e Kombit apo rrënimin e Teatrit Kombëtar. Nuk mund ta duash Lëvizjen dhe të heshtësh për PPP-të në Shqipëri.

Nuk mund ta duash njëkohësisht edhe Lëvizjen dhe ligjin për arsimin e lartë në Shqipëri, dhe të mos flasësh kundër këtij ligji e për arsim cilësor e falas.

Nuk mund ta duash edhe Lëvizjen edhe “mini-Schengenin”, duke mos marrë parsysh agresionin e vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës, dhe dominimin e tregut të Serbisë në Kosovë e Shqipëri, që shkatërron ekonominë prodhuese vendase.

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është reklamë boshe për mallra konsumi, por një projekt i qartë me parime që i thërret qytetarët në angazhim.

Shto Koment