Politike

Boiken Abazi DENONCON: Votat tona deformohen me një “X” të dytë nga komisionerët, ia kalojnë PS-së

FOTO
Abazi ka ndarë në 'Facebook' disa foto të fletave të votimit në të cilat shihet se qytetarët i kanë vendosur X për Vetëvendosjen dhe X për Partinë Socialiste. 
Featured image of article: Boiken Abazi DENONCON: Votat tona deformohen me një “X” të dytë nga komisionerët, ia kalojnë PS-së Boiken Abazi. kreu i degës së LVV në Shqipëri

TIRANË– Kandidati i pavarur në Tiranë i mbështetur nga Vetëvendosje, Boiken Abazi ka denoncuar se po i vidhen votat. Abazi ka ndarë në ‘Facebook’ disa foto të fletave të votimit në të cilat shihet se qytetarët i kanë vendosur X për Vetëvendosjen dhe X për Partinë Socialiste. Ai shkruan se votat e tij po deformohen dhe po i kalohen PS-së për ti shpallur të pavlefshme.

POSTIMI:

Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të bënin fotografi në qendrat e numërimit. Por ja që ia dolëm sërish me fakte të tjera të dëshmojmë se si votat tona deformohen me një “X” të dytë nga komisionerët, për t’ia kaluar votat tona PS ose për t’i shpallur ato të pavlefshme

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria zgjodhi PS/ Si e sheh politika rezultatin e zgjedhjeve, kandidatët demokratë të hapur me rivalët, ‘heshtje’ në PD e Presidencë, nga LSI nis pranimi i humbjes (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment