Politike

Boçi: PS ka shpërndarë lekë, policia i shoqëronte me makina

Gjatë debatit mes të ftuarve, Luçiano Boçi nga PD është shprehur se PS ka shpërndarë para në zonat rurale, por edhe në qendër të qyteteve.
Featured image of article: Boçi: PS ka shpërndarë lekë, policia i shoqëronte me makina Luçiano Boçi

TIRANË- Në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV po diskutohet në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë debatit mes të ftuarve, Luçiano Boçi nga PD është shprehur se PS ka shpërndarë para në zonat rurale, por edhe në qendër të qyteteve. Sipas tij, policia i ka shoqëruar shpërndarësit e lekëve.

‘Nuk prisja ndonjë përgjigje tjetër nga Mazniku. Në vazhdimësi ne kemi denoncuar raste ku mësuesit janë kërcënuar që të dorëzojnë kartat e identitet. Kemi raste kur janë hapur vende pune me kontratë.

Bashkitë dhe Bashkia e Tiranës kanë shtuar strukturën mbi kapacitete, duke hapur vende pune me kontratë. Këto janë përgatitje për vjedhjen e votës dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njerëz të lidhur me PS, kanë shpërndarë para në zonat rurale dhe në qendër të qyteteve. Ata janë shoqëruar nga patrulla policie dhe ne kemi informacione të sigurta. Industria e vjedhjes së votës u projektua në Durrës, Shijak e Dibër dhe u perfeksionua në të gjithë Shqipërinë në 2021’, tha Boçi.

Syri.net

Shto Koment