Aktualitet

“Bobo ç’na bëre, ikim në polici”/ Vrau taksistin që kishte lidhje me të ëmën, Saimir Shera tregon ku fshehu armën e krimit, automjetin e çoi në servis: Piva një kafe të qetësohesha, ‘Golf’-it i lyeva parakolpin

Më pas, Sajmir Shera tregon se ka pirë kafe dhe është nisur për në shtëpi. Rrugës ka menduar që të të zhdukë provat, dhearmën e ka hedhur në një kamion me skrap.
Featured image of article: “Bobo ç’na bëre, ikim në polici”/ Vrau taksistin që kishte lidhje me të ëmën, Saimir Shera tregon ku fshehu armën e krimit, automjetin e çoi në servis: Piva një kafe të qetësohesha, ‘Golf’-it i lyeva parakolpin Saimir Shera dhe Abdullah Budlla

TIRANË– Saimiri Shera ka treguar fije e për pe përballë grupit hetimor se si ndodhi vrasja e taksistit Abdulla Budlla në Fushë Prezë. Përballë grupit hetimor, Shera ka treguar se pas krimit e ka zbritur të vëllanë, Arsil Sherën nga makina, pasi ky i fundit kishte filluar të dridhej dhe i ka kërkuar që të shkojnë të dorëzohen në polici.

Më pas, Saimir Shera tregon se ka pirë kafe dhe është nisur për në shtëpi. Rrugës ka menduar që të të zhdukë provat, dhe armën e ka hedhur në një kamion me skrap.

“Pasi vrava Abdulla Budllën për nderin e familjes, sepse kishte lidhje intime me nënën time, e zbrita vëllain, Arsilin në mes të rrugës. Ai nuk po i jepte dot më makinës, sepse filloi të dridhej dhe u ndalua. Më tha “bobo çfarë na bëre kështu, duhet të shkojmë në polici të dorëzohemi. E lashë në rrugë dhe u largova në drejtim të fshatit Larushk. Ndalova atje dhe piva kafe, që të qetësohesha, sepse as unë s’po mundja të ecja me makinë. Pasi mbarova kafen u nisa për në shtëpi. Rrugës pashë një kamion të ngarkuar me skrap, i parkuar në anë të rrugës dhe aty kam hedhur thesin me armën që kreva krimin,”– tregon Shera.

Ndërkohë, automjetin tip ‘Golf’, që mori me qira dhe e përdori ne krim, pas vrasjes e dërgoi në një servis për ti bërë riparime përpara se ta dorëzonte. Këtë gjë e ka pohuar edhe pronari i servisit para hetuesve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Saimiri e solli automjetin në servis për t’i lyer parakolpin. Më tha se makinën e kam të një shoku dhe ia kishte marrë me qira për të mbaruar një punë. Ai erdhi i vetëm në servis,”- tregon ai.

Abudlla Budlla, 71 vjeç baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me aeroportin e Rinasit,ku edhe ishte parkuar me mjetin e tij si çdo ditë punë. Në burg këtë ngjarje ndodhen Saimir dhe Arsil Shera. Krimi i rëndë erdhi pasi djemtë zbuluan se nëna e tyre Mejte Shera, kishte gjashtë vite kidhje jashtëmartesore me viktimën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment