Sport

Boateng i vetofrohet një skuadre: Po erdha, do të bëj namin!

Nota për vetëbesimin: 100/100
Featured image of article: Boateng i vetofrohet një skuadre: Po erdha, do të bëj namin! Kevin-Prince Boateng

Kevin-Prince Boateng, mesfushor i Besiktas-it, ka dhënë një intervistë për Sky Sport në lidhje me aventurën e tij te Fiorentina.

“Jam shumë i lidhur me ata, kam folur me Vlahovic. Është një moment i shëmtuar për të gjithë, janë në zemrën time edhe pse nuk e kanë parë Boatengun e vërtetë”, ka thënë ganezi.

“Kam një keqardhje, kam shkuar në Firence për të treguar vlerën time, por nuk ia kam dalë. Megjithatë, nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Nëse do të kem mundësinë të kthehem, do të bëj namin”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kam shkuar atje me zemër dhe më pëlqen shumë si klub. Nuk i shikon disa gjëra nga jashtë. Chiesa, Castrovilli, Vlahovic kanë një të ardhme shumë të bukur përpara”, ka përfunduar Boateng.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment