Aktualitet

BMW-ja luksoze merr para taksinë dhe përplaset me bordurën në Elbasan, raportohet për të lënduar

Një BMW luksoze në Elbasan është përplasur me një taksi dhe më pas ka thyer bordurat anësore të rrugës.
Featured image of article: BMW-ja luksoze merr para taksinë dhe përplaset me bordurën në Elbasan, raportohet për të lënduar Aksidenti Elbasan

ELBASAN-Një aksident automobilistrik është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se një makinë tip “BMW”, është përplasur me një bordurë në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, ndërsa ka marrë para edhe një taksi. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dy persona.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte “BMW-ja”. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment