Politike

‘Bluzat e bardha janë dorëzuar’/ Basha jep njoftimin: Para një ore mjekët njoftuan grevë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se mjekësia është kolapsuar për shkak të mungesës së masave nga qeveria Rama.
Featured image of article: ‘Bluzat e bardha janë dorëzuar’/ Basha jep njoftimin: Para një ore mjekët njoftuan grevë Lulzim Basha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se sot mjekët kanë njoftuar një grevë një orëshe, duke theksuar se kjo tregon se sistemi shëndetësor është në kolaps total.

Në fjalën e tij, i ftuar në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh se mjekësia është kolapsuar për shkak të mungesës së masave nga qeveria Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më 20 prill i kam bërë thirrje qeverisë që të ndjekë një strategji për hapjen që përbëhet nga tre pjesë: testim gjurmimi, analiza epidemiologjike dhe marrja e masave në bazë të saj, mbështetja e shëndetësisë, që sot është në kolaps. Atë që sot e quajmë ushtri për t’u mbrojtur nga pandemia sot e ke të rraskapitur, e ke të lodhur, e ke pas asnjë mjet, të dorëzuar. Kemi mjekë që vdesin çdo javë. Sot, para se të vija këtu është njoftuar një grevë nga mjekët. Një orë para se të vija këtu është njoftuar një grevë një orëshe. E kemi sistemin në kolaps total, sepse nuk janë marrë masa nga kjo qeveri“, deklaroi Basha.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment