LIVE UPDATES
Insights

Xhevdeti iku, tani kemi Çukurin

19 Janar 2020, 12:00 Nga DOSJA
Xhevdeti iku, tani kemi Çukurin

Nga dje nuk është më mes nesh një nga yjet e kinemasë shqiptare, Xhevdet Ferri. Çfarë nuk u tha, çfarë nuk u shkruajt. Ai zakoni jonë me bulëri kolektive, pikëllim, rrëfime, postulate…, teknikën e emrit të shkurtër atë që zakonisht kanë vulën e përhershme të të thirrurit veç miqtë e ngushtë. Çfarë nuk shkruajti  presidenti, kryeministri, ishët, shefi i opozitës. Bosët e mediave, të industrisë, të dikastereve etj. Çfarë nuk thanë zogat e kronikave me mikrofonin në gojë, vdiq, vdiq, vdiq, po e varrosin, e varrosën, po përcillet për në varrezë. E kemi tmerrësisht të vështirë të themi ndërroi jetë, po ikën në amëshim, po e përcjellin për në banesën e fundit etj., por vdiq, po e varrosin. Kjo është kultura e komunikimit tek ne, nuk ke çfarë i bën. Jemi dorëzuar krejt. Nuk ngeli këmbë robi pa u qaravitur aq sa me të drejtë duket e ditur këtë farsë kolektive, i ndjeri e la me amane që asnjë lloj ceremonie të mos i bëhej. Më kujtohet se e bëri një gjë të tillë edhe i madhi Fatos Sela, në mos gaboj ishte dimri i vitit 2013-të. Por ne nuk vëmë mend, asesi.

Nuk lanë gurë pa lujtur televizionet me kronika e intervista, me kujtime, por sikur njëri prej tyre të transmetonte dy filma ku luan Xhevdeti. Sikur një televizion kombëtar a shtetëror të transmetonte një film ku ai bën pjesë. Paralel vlonin kronikat me varrosje, këtej të çante Kuzguni, Familja e madhe, Lotë në Detin e zi a ku di unë. Gjëkundi se e shikoje Xhevdetin, herë si Trimi, herë si Gori Koroshi, Sako apo kush tjetër?! Se i ka me shumicë karakteret. Ai është një pasuri kombëtare?

Absolutisht po, sidomos për vendin tonë që i zë fill aty tek dera e shekullit të kaluar shkolla e kinematografisë. Por të ashtuquajturit ekrane kombëtare kanë më shumë kohë e hapësira kohe për studiot e idiotëve që thonë punë e madhe se po zbrazet Shqipëria, po vinë plot sirianë, plot irakenë. Hajvanët që kanë rënë në dashuri me Palestinën a konfliktin Palestinë Izrael, hajvanët që i hakërrohen Trumpit përse vrau një terrorist iranian. Nuk kishin pak hapësirë të transmetonin përshembull filmin “Përrallë nga e kaluara”. Kanë alergji nga kinematografia jonë, megjithëse shqyhen bulçish për të ngritur Xhevdetin në qiell. Por nuk e kanë aspak kohën të ritransmetojnë dy a tri filma ku luan.

Kemi alergji, madje a mund ta shfarosim çfarë prodhuam nga pas lufta e këtej se, është demode të shohësh një film shqiptar.

A mund t’i shembim sa më parë teatrot ku ata lujtën, kinematë etj., çfarë na hynë punë. Kemi Diamante dhe dashuri nga Turqia, kemi Çukurin, Luginën e Ujqërve, kujt i duhet se çfarë krijoi Xhevdeti. Dhe a e dini përse? Sepse tek ne, ata që bëjnë politikën e bëjnë për vete, jo për vendin. Ata që bëjnë televizionet i bëjnë për vete, jo për publikun dhe vendin.Ata që bëjnë artin e bëjnë për vete, jo për artin. Ata që a japin mësim, e bëjnë për vete jo për të arsimuar brezat. Ata që bëjnë tregtinë a biznesin, e bëjnë për vete jo për ekonominë. Ata që ndërtojnë, ndërtojnë për vete jo për njerëzit. Ata që shërojnë, e bëjnë për vete, jo për njerëzit. Ata që predikojnë e bëjnë për vete dhe arkat e objekteve të kultit jo për besimtarët. Njëzetë e katër orë folën për Xhevdetin, por një film nuk e transmetuan. Kur ndërroi jetë Alberto Sordi (shkurt 2003) kanalet italiane u shqyen me filmat e djalit nga lagja Trastevere Romë. Ne në Shqipëri kemi postulatin, pse me filmat e komunizmit do merremi. Megjithatë asaj rruge erdhën ata, erdhi edhe Xhevdeti. Një aset që do ta kish zili edhe Hollywoodi. Por të tillë jemi ne, zhurmëtar ndaj edhe sot qetësia na mbyt me harresë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog ilir levonja ilir levonja

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?