Aktualitet

Bllokohet rruga që të çon në Theth, moti i keq rrëzon gurët. S’ka drita prej dy ditësh (Video)

Shtojmë këtu edhe faktin që, sërish për shkak të motit të keq, prej dy ditësh kjo zonë ka mbetur pa drita.

SHKODËR– Rruga që të çon për në Theth është bllokuar prej dy ditësh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se moti i keq ka shkaktuar rënien e gurëve duke bllokuar rrugën.

Shtojmë këtu edhe faktin që, sërish për shkak të motit të keq, prej dy ditësh kjo zonë ka mbetur pa drita.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, të dërguara nga banorët e zonës, gurët kanë bllokuar rrugët duke i bërë të pakalueshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment