Aktualitet

Bllokohet pika kufitare e Kakavijës, shkak rënia e sistemit kompjuterik në palën greke

Shkak për këtë është bërë rënia e sistemit nga pala greke, çka pengon kalimin në të dyja anët e kufirit.
Featured image of article: Bllokohet pika kufitare e Kakavijës, shkak rënia e sistemit kompjuterik në palën greke Pika kufitare e Kakavijës

KAKAVIJË– Në pikën kufitare të Kakavijës prej dy orësh është ndërprerë puna, duke krijuar radhë të gjata njerëzish dhe automjetesh në tokën neutrale.

Shkak për këtë është bërë rënia e sistemit nga pala greke, çka pengon kalimin në të dyja anët e kufirit.

Ndërkohë, udhëtarët po presin me orë të gjata për të kaluar kufirin e gjelbër. Ende nuk iu është komunikuar një orar zyrtar për zhbllokimin e doganës.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment