Aktualitet

Bllokohet Kakavija, radha e makinave shkon 2 km. Në 24 orë janë larguar 5700 qytetarë drejt Greqisë (VD)

Me mijëra emigrantë kanë dalë nga vendi ynë gjatë 24 orëve të fundit dhe po kthehen në Greqi, aty ku ponojnë e jetojnë.
Featured image of article: Bllokohet Kakavija, radha e makinave shkon 2 km. Në 24 orë janë larguar 5700 qytetarë drejt Greqisë (VD) Radha në Kakavijë

KAKAVIJË- Pika kufitare e Kakavijës sot ka pasur një fluks të madh të emigrantëve, të cilët janë larguar nga Shqipëria pas festave.

Me mijëra emigrantë kanë dalë nga vendi ynë gjatë 24 orëve të fundit dhe po kthehen në Greqi, aty ku ponojnë e jetojnë.

Sipas të dhënave të vijnë nga Dogana e Kakavijës, në këtë pikë kanë kaluar më shumë se 5700  persona. Ndërkohë nuk kanë ndalur dhe hyrjet ku kanë qenë 250 qytetarë ata që kanë ardhur në Shqipëri përgjatë ditës së fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë bëhet me dije se nga fluksi i madh është krijuar radhë e gjatë, e cila shkon deri në 2 kilometra.

Radha me emigrantë në kufi nuk ndodh për hërë të parë. Pika kufitare në Kakavijë është më e përdorura nga emigrantët, ku shpesh herë pa pasur probleme të shumta. Edhe në ditët para Vitit të Ri, u bllokua pjesa greke e kufirit, pasi me mijëra emigrantë erdhën nga vendi fqinj drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet e dimrit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment