Aktualitet

Bllokohet ‘bisha’ luksoze në Tiranë, Veliaj: Më doli goja duke ju thënë. Makina yll, parkimi fyll (Foto)

Një makinë luksi tip Lamborghini është bllokuar nga poliai në Tiranë për shkak të vendparkimit të gabuar.
Featured image of article: Bllokohet ‘bisha’ luksoze në Tiranë, Veliaj: Më doli goja duke ju thënë. Makina yll, parkimi fyll (Foto) Foto e publikuara nga Veliaj

TIRANË– Një makinë luksozë e llojit Lamborghini është bllokuar pasditen e sotme nga policia bashkiake e Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në një status në rrjetet sociale, Veliaj ka publikuar fotot e ‘bishës’ së luksit teksa bllokohet për shkak se pronari i saj e kishte parkuar në vendin e gabuar.

Makina yll, parkimi fyll! Sot merr gjobën, herën tjetër kur të parkosh lambon gjeje një vend më të mirë. Po pse më çuna?! Më doli goja duke ju thënë,”– shkruan Veliaj krahas fotove.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment