LIVE UPDATES
Editorial

Bllokohen llogaritë e REL-it në Rusi

14 Maj 2021, 21:00 Nga DOSJA
Bllokohen llogaritë e REL-it në Rusi

Llogaritë e Radios Evropa e Lirë në Rusi u bllokuan të premten, pas një vizite që bënë përmbaruesit në byronë e REL-it në Moskë. Vendimi u mor pasi agjentët e shërbimit të përmbarimit gjyqësor të Rusisë filluan procedurat përmbarimore kundër shërbimit rus të REL-it, për shkak të gjobave të papaguara nga shkeljet e ligjit kontrovers për “agjentët e huaj”.

Shërbimi përmbarimor i dërgoi Radios Evropa e Lirë një vendim të gjykatës, që e autorizon atë të kërkojë llogaritë bankare të organizatës dhe t’i ngrijë ato.

Banka e REL-it në Moskë u urdhërua nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor që t’i ngrijë llogaritë e REL-it, në mënyrë që të sigurojë pagesat për gjobat e papaguara, në vlerë prej 5 milionë rublash (68,000 dollarë).

Procedimi i përmbarimit ka të bëjë me dhjetë shkelje të konfirmuara në gjykatë, e për të cilat ka skaduar periudha dymujore e pagesës.

Përmbaruesit kaluan të premten rreth dy orë në zyrën e REL-it në Moskë, ku bënë inventarin e pajisjeve. Ata nuk ndërhynë në punën në zyrë dhe nuk ndaluan askënd. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jalina Porter, tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga raportet për ngrirjen e llogarive të REL-it dhe shtoi se kjo është përpjekja e fundit e Rusisë për të heshtur mediat e pavarura.

Radio Evropa e Lirë e refuzon emërtimin si “agjente e huaj” dhe nuk ka pranuar të veprojë në përputhje me kërkesat e rregullatorit rus të mediave, Roskomnadzor, që çdo material i botuar, të etiketohet si prodhimi i një “agjenti të huaj”.

REL është në proces të apelimit të disa gjobave të shqiptuara, por gjykatat ruse i kanë refuzuar tashmë mbi 250 apele. Në total, gjobat kundër REL-it në Rusi arrijnë në rreth 70 milionë rubla (950,000 dollarë).

REL i ka kërkuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ta bllokojë Rusinë nga zbatimi i gjobave, për të cilat thotë se synojnë të heshtin median e pavarur. Gjatë një konference për media të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i hodhi poshtë akuzat e zyrtarëve amerikanë se veprimet e Moskës kundër REL-it “shkelin të drejtat e gazetarëve”.

Deklaratat, shtoi ajo, “dëshmojnë edhe një herë rolin e vërtetë të REL-it si zëdhënëse e propagandës së Qeverisë amerikane”. Presidenti i REL-it, Jamie Fly, i hodhi poshtë deklaratat e Zakharovas, duke thënë se kompania do të vazhdojë t’i luftojë “këto përpjekje të Kremlinit për të censuruar të vërtetat e pakëndshme”.

“Gazetarët e REL-it në Rusi janë shtetas patriotë rusë – jo amerikanë”.

“Ne nuk do të heshtim dhe nuk do ta braktisim audiencën tonë ruse”, tha Fly. Ligji për “agjentët e huaj” në Rusi është miratuar në vitin 2012 dhe është modifikuar vazhdimisht.

Ai kërkon nga organizatat joqeveritare që marrin ndihmë të huaj dhe për të cilat Qeveria ruse mendon se janë të angazhuara në veprimtari politike, të regjistrohen, ta identifikojnë veten si “agjente të huaja” dhe t’u nënshtrohen auditimeve. Modifikimet e mëvonshme të ligjit kanë përfshirë edhe mediat e financuara nga jashtë.

REL është një kompani mediatike editorialisht e pavarur, e financuar nga një grant i Kongresit amerikan, përmes Agjencisë Amerikane për Media Globale. Çdo javë, gati 7 milionë njerëz hyjnë në portalet e lajmeve të REL-it në Rusi.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial bllokohet rel ne rusi rusi bllokohet rel ne rusi rusi

Sondazh

Poll
Editorial 14 Maj 2021, 12:23

Përtej besnikërisë për Lulzim Bashën

Ditët e para pas zgjedhjeve të përgjithshme, janë specifikisht të rënda për humbësin e tyre. Edhe kur humbëse është Partia që ka qeverisur- ka shumë dramë, lëre...

Editorial 11 Maj 2021, 08:40

E dinit? … Po zhdukemi!

Nga Meri LikaSot mëngjesi më nisi i trishtuar. Duke lundruar në internet, më doli përpara një libër i vitit 2002 me titull “IQ and the Wealth of Nations” (IQ dh...

Editorial 10 Maj 2021, 08:19

Guri shqiptar i Sizifit

Nga Meri Lika26 prilli 2021 ishte fundi i linjës në procesin e gjatë dhe shumë të vështirë në të cilën po bënte sikur po ecte demokratizimi i vendit. Fuqia pol...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni