Aktualitet

Bllokohen 550 tonë naftë në Ballsh, Balluku: Ishte jashtë standardeve (VD)

E ndodhur në Ballsh, pothuajse befasisht, pas kërkesës së berë nga një subjekt që donte t'i certifikohej produkti i naftës, ministria Balluku ka shkuar në Ballsh me specilaistët e fushës dhe ka urdhëruar menjehere bllokimin e tij, deri në përmbushje të standardeve për treg.

BALLSH- Ministria e Energjitikes dhe Infrastruktures, Belinda Balluku nga Uzina e PËrpunimit të Naftës në Ballsh, së bashku me specialistët e fushës së Hidrokarbureve ka bollikuar sot daljen në treg të 550 tonë nafte të ndodhur në depozitat e naftës së një subjekti.

E ndodhur në Ballsh, pothuajse befasisht, pas kërkesës së berë nga një subjekt që donte t’i certifikohej produkti i naftës, ministria Balluku ka shkuar në Ballsh me specilaistët e fushës dhe ka urdhëruar menjehere bllokimin e tij, deri në përmbushje të standardeve për treg.

Lufta kundër informalitetit është frontale, informaliteti cilësor është po aq i rrezikshëm dhe i dëmshëm sa informaliteti fiskal. Ministria po kryen kontrolle të befasishme në të gjitha subjektet, në të gjithë territorin. Nuk kemi lënë asgjë për në shtator, po punojmë çdo ditë duke analizuar gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembujsh, për të qenë të qartë që nga kjo luftë nuk do shpëtojë asnjë subjekt dhe nuk përbën për ne asnjë lloj problematike emri i subjektit se sa i madh apo i vogël është“, – tha Balluku.

Më tej ajo ka deklaruar nga Ballshi se do t’i kushtohet rëndesi e veçantë të gjithë produktit që del në treg, duke i vendosur me parë vulën e certifikimit në plotësim të të gjithë standardeve teknike.

Rezervuari është bllokuar dhe karburanti nuk do të hidhet në treg, por do të vazhdojë për përpunim të mëtejshëm. Më tej do të bëhet sërish rikontroll, dhe vetëm me përmirësimin e cilësisë do të mund të hidhet në treg.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment