Aktualitet

Bllokimi i zgjedhjeve nga Opozita, OSBE nis përgatitjet për 30 qershorin: Aplikoni që të jeni vëzhgues

OSBE ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit, ndonëse opozita ka paralajmëruar bllokimin e tyre. OSBE kërkon të rekrutojë vëzhgues për zgjedhjet.
Featured image of article: Bllokimi i zgjedhjeve nga Opozita, OSBE nis përgatitjet për 30 qershorin: Aplikoni që të jeni vëzhgues Foto ilustruese (vëzhgues i OSBE)

Ndërsa opozita ka paralajmëruar për bllokimin e procesit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke bllokuar me forcë nëse është nevoja e të gjithë qendrave të votimit, OSBE nga ana tjetër vijon me thirrjet ndaj qytetarëve që të aplikojnë për të qenë vëzhgues në zgjedhje.

“Mbeten vetëm pak ditë për të aplikuar për vende pune programore dhe rajonale në Misionin e OSBE/ODIHR-it, që po përgatitet të vëzhgojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri”, thuhet në një postim të OSBE-së, ndërsa jepet edhe linku ku mund të aplikohet e të merret më shumë informcion.

 

OSBE-ODIHR është zyra që në rastin e zgjedhjeve koordinon dhe organizon vendosjen e misioneve të shumta vëzhguese. Me mijëra vëzhgues çdo vit vendosen nëpër qendrat e votimit dhe numërimit për të vlerësuar përputhjen e zgjedhjeve në shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike dhe legjislacionin kombëtar.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment