Aktualitet

“Bllokimi i ringritjes së Kushtetueses”, KED i përgjigjet Metës: Do të dërgojnë dosjet e 4 kadidatëve të tjerë

Në një reagim për mediat KED, shprehet se është vënë në dijeni nga letra e Presidentit, ku shton se do i dërgoj dhe kopje të dokumentacionit të katër kandidatëve të tjrë.
Featured image of article: “Bllokimi i ringritjes së Kushtetueses”, KED i përgjigjet Metës: Do të dërgojnë dosjet e 4 kadidatëve të tjerë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

TIRANË- Pas letrës së Presidentit Ilir Meta, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkonte që ku institucion të emëronte kandidatin e dytë në Kushtetuese, ka ardhur një reagim dhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në një reagim për mediat KED, shprehet se është vënë në dijeni nga letra e Presidentit, ku shton se do i dërgoj dhe kopje të dokumentacionit të katër kandidatëve të tjrë.

REAGIMI I KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ditën e sotme, datë 07.11.2019, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar “Diskutim mbi qëndrimet e Presidentit të Republikës lidhur me procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese”. Në këtë mbledhje Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u vu në dijeni të qëndrimeve të Presidentit të Republikës të shprehura me anë të shkresës nr. 3535/2 datë 05.11.2019 , me lëndë “ Mbi zgjedhjen/emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese sipas radhës që dikton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligji nr. 8577/2000”, administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me nr. 713 prot, datë 06.11.2019.

Në kushtet kur i ka përfunduar procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për katër vende vakante, dy për secilin organ emërtese, përkatësisht për Presidentin e Republikës dhe Kuvendin, duke dërguar pranë tyre edhe Listat Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve, Këshilli vlerësoi ti përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës kopje të dokumentacionit të administruar dhe të shqyrtuar që përmban dosja e kandidimit të secilës prej 4 kandidateve të listuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11133 datë 04.03.2019, për disponibilitetin e dërgimit të të cilave KED ka vënë në dijeni këtë organ emërtese me Raportin e Arsyetuar për Renditjen e Kandidatëve të Lejuar për plotësimin e këtij vendi vakant, përcjellë pranë institucionit të Presidentit me shkresën nr. 553 prot datë 08.10.2019.

Gjykata Kushtetuese tashmë ka dy anëtarë. Pak ditë më parë Ilir Meta emëroi Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky i fundit ende nuk ka përfunduar procesin e rivlerëzimit, pasi çështja e tij është në KPA. Kuvendi ka nisur punën për emërimin e anëtarit të tretë, pasi Komisioni i Ligjeve miratoi listën me 3 kandidatë dhe do të kalohet në seancë për votim.  Deri më tani janë dy anëtarë të kësaj Gjykate, Vitore Tushi dhe Besnik Muçi, por duhet të plotësohen të 9 anëtarët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment