Virale

Satirë- Qeveria nis ofensivën kundër Francës, Rama organizon protestë në Paris, pritet rrethimi i Shën Eliseé

Të gjitha sharjet, fyerjet e përçmimet Macron i meriton, dhe se siç tha se euro deputeti Eduart Kukan, “është një sabotator”. Për këtë gjë ai duhet të marrë një ndëshkim.
Featured image of article: Satirë- Qeveria nis ofensivën kundër Francës, Rama organizon protestë në Paris, pritet rrethimi i Shën Eliseé Edi Rama

TIRANË-  Bllokimi i negociatave nga Emanuel Macron e ka mërzitur shumë liderin tonë, Edi Ramën. Me të drejtë lideri reformator, që nxori Shqipërinë nga llumi dhe i dha shkëlqimin që meriton, fajin ia hedh Macronit. Na dhanë detyra shtëpie e ne i bëmë (pasi shumë vende vendosën 10 me yll për ne), por vetëm Franca e Macroni nuk tha “Po”. Që prej se enjtes në mbrëmje, ku Macron mendimin e tij për Shqipërinë e shndërroi në vendim, Rama nuk po gjen qetësi.

Në çdo dalje televizive, në çdo postim në Facebook, e cicërim në Twitter, vetëm shigjeton Presidentin e Francës. Por Rama nuk është i vetmi që tani e urren Presidentin francez, pasi një popull i tërë është kundër tij. Të gjitha sharjet, fyerjet e përçmimet Macron i meriton, dhe se siç tha se euro deputeti Eduart Kukan, “është një sabotator”. Për këtë gjë ai duhet të marrë një ndëshkim.

Burime qeveritare bëjnë me dije se ka nisur ofensiva kundër Francës. Me në krye Gent Cakaj, që nuk tha asnjë fjalë dje gjatë konferencës për mediat, tashmë Franca duhet të dridhet. Cakaj, ka informuar të gjithë aleatët e Shqipërisë dhe shumë shpejt këtij shteti sabotator do i vendosen sanksione deri në taksë 100% si Kosova- Serbisë. Por lideri ynë, nga ana tjetër po vijon një sulm akoma më të rëndë, që kur të realizohet, Macron do pendohet dhe do kërkojë falje.

Përveç se do tërheqim ambasadën dhe do bllokojmë lëvizjen e lirë të mijëra turistëve francez, është menduar dhe një protestë. Në përmjet aplikacionit Telegram (aplikacion që nuk përgjohet dhe shumë i përdorur nga njerëzit e qeverisë) po organizohet një protestë që do jetë më e madhja në histori. Ne duke iu referuar burimeve të larta qeveritare kemi mësuar se protesta do të nis të hënën dhe mund të zgjas më shumë se tre ditë, nëse Macron nuk bindet e të kërkojë nga vendet e BE të nisin negociatat me Shqipërinë.

Grumbullimi i protestës do të nis së pari në Tiranë, ku një grup më shumë se 2 mijë persona do të nisen drejt Francës me “Air Albania”.  Me udhëtim, ushqim e akomodim në Paris të paguar, Lasgushi dhe Migjeni (Jo poetët, por avionët) do ngrihen disa herë në fluturim të dielën e nuk do mbërrijnë në Stamboll e Romë, por në Paris.

Nga ana tjetër, ambasada jonë në Paris do të mbledhë të gjithë emigrantët e azilantët (që janë me qindra mijëra) dhe të gjithë së bashku do protestojnë para zyrës së Macron. Skenari është i qartë rrethimi i “Shën Elizesë”, njësoj si rrethimi që Basha i bëri Kryeministrisë dhe bëri Ramën që të dorëhiqej çdo të shtunë dhe të niste punën të hënën në mëngjes.

Parisi do ziej dhe protesta e jelek verdhëve do duket si një ballo vieneze, ka si qëllim të bëjë Macronin të pendohet. Kërkesa do jetë e qartë, Macron të bindet e të mbledh sërish liderët e BE në dhjetor, ose më herët e të pranojnë nisjen e negociatave me Shqipërinë. Qindra mijëra shqiptarë që dashurojnë vendin e tyre, por e kanë braktisur për të jetuar me standarde franceze, do e bëjnë Macronin që të mërkurën në mbrëmje, orë kur përfundon dhe ultimatumi, të dalë në një konferencë për mediat dhe të kërkojë falje për vendimin e tij, për ndryshe lideri i Francës dhe shteti që ai drejton do të shkatërrohet nga ofensiva diplomatike e Shqipërisë tashme më fuqi globale.

 

Makron more gjetsh belanë

Që more për grua “mamanë”

Shqipërinë s’e bllokon dot

Se me Shengenin e vogël do kemi lekë plot

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Me Serbinë tonë motër

Do e bëjmë krushqinë

Se neve si popull

Për inat të vjehrrës shkojmë me mullixhinë

 

Makron të mori koka erë

Shqipërinë e le në derë

Ju keni “Jo-ne” për BE-në

Por ne kemi Kadarenë

*Shënim: Ky shkrim është ironi dhe satire dhe jo çdo gjë që është shkruar është e vërtetë.

(Dosja.al)

Shto Koment